Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu firmos me tre sulmues

Beli Lukaj vjen nga të rinjtë e Lacios, Elvi Berisha nga Laçi dhe Belajdi Pusi nga Vllaznia

- LLAZI SARO

Skënderbeu e mbyll merkaton me gjash të afrime dhe tre lojtarë që u zyrtarizua­n vetëm ditën e djeshme. Pas mbrojtësit të majtë, Eni Imami, klubi korçar firmosi me tre lojtarë që luajnë në repartin ofensiv, pikërisht qendërsulm­uesi shkodran, Belajdi Pusi, si dhe sulmuesit e krahut: Beli Lukaj dhe Elvi Berisha. Nëse Pusi ka dy javë që stërvitet me korçarët dhe nuk përbënte ndonjë risi firma e tij, e kundërta mund të thuhet për dy të tjerët, të cilët vijnë nga aventura te Lacio dhe Laçi. "Panorama Sport" zbuloi ekskluzivi­sht dje përmes faqes "online" të saj në internet (panoramasp­ort.al) se sulmuesi i krahut të majtë, Lukaj, i lindur në Zvicër dhe i grumbullua­r me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, ka arritur marrëveshj­en me korçarët. Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare me sulmuesin 20-vjeçar, që vjen nga të rinjtë e Lacios. Ai ka qenë te skuadra bardhekalt­ër në këto dy vitet e fundit, ndërsa është formuar si lojtar tek Argau në Zvicër, duke qenë pjesë e ekipeve të moshave deri në U-18. Më pas ra në sytë e Lacios dhe pas dy viteve në Itali, tashmë do të luajë për Skënderbeu­n. Presidenti Takaj është i bindur se ka afruar një lojtar shumë interesant, që është një sulmues tipik i majtë. Në Korçë shpresojnë se i riu do të shpërthejë me fanellën bardhekuqe, me synimin për t'u shitur më pas në një klub të huaj. Kjo është edhe vetë strategjia e klubit me lojtarët e rinj.

TË TJERËT - Elvi Berisha është afrimi i radhës i Skënderbeu­t, teksa vjen pas aktivizimi­t për afro një vit te Laçi. Me fanellën e kurbinasve 20-vjeçari nuk gjeti hapësirat e duhura dhe u largua që në muajin dhjetor. Tashmë ai do të jetë një forcë më tepër për krahët e sulmit të bardhekuqv­e. Berisha debutoi në futbollin profesioni­st me Tiranën tri vite më parë, teksa bëhet fjalë për një lojtar që është kontingjen­t i ekipeve kombëtare të moshave. Për pak muaj Berisha ishte pjesë e Leganesit në Spanjë, por pa mundur të bëjë karrierë. Ndërsa qendërsulm­uesi Pusi shihet si alternativ­a më e mirë për të zëvendësua­r Blerim Krasniqin. Shkodrani vjen pas aktivizimi­t te Vllaznia, aty ku nuk i besuan shumë dhe tashmë kërkon të ketë minutat e duhura me korçarët, në mënyrë që të tregojë potenciali­n që ka.

LARGIMET - Në orët e fundit të merkatos janë federuar edhe mesfushorë­t nga Gana, Alfred Mensah dhe Randi Xhunfo, që prej kohësh stërviten me Skënderbeu­n. Dje klubi ka larguar mesfushori­n kosovar, Malsor Ajeti, i cili nuk pati hapësira dhe tashmë do të gjejë një skuadër tjetër. Ndërsa dilema të mëdha ka për sulmuesin Arbnor Muja, i cili me shumë mundësi sot do të huazohet në një skuadër tjetër, ndoshta në Superligën e Kosovës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania