Panorama Sport (Albania)

Laçi shet Domgjonin, por godet në fund me dy sulmues

Mbrojtësi firmos në ekipin ku luan Selmani

-

Ndodhi ajo që ishte paralajmër­uar. Mbrojtësi David Domgjoni i dha lamtumirën Laçit në ditën e fundit të merkatos. Më në fund dje u arrit marrëveshj­a mes klubit kurbinas dhe atij turk, Menemenspo­r, për shitjen e lojtarit nga Prizreni. Mësohet se Laçi do të përfitojë një shifër prej 50 mijë eurosh nga ky transferim. Domgjoni i bashkohet në klubin e Ligës së Dytë turke ish-kapitenit të Laçit, Gentjan Selmani, Gjatë prezantimi­t të djeshëm, mbrojtësi nënshkroi kontratën në shoqërinë e drejtuesve të klubit dhe vetë portierit të Kombëtares shqiptare. Ai firmos një kontratë për 2.5 vjet me Menemenspo­rin. "Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e klubit Menemenspo­r. Shpresoj që besimin e dhënë nga klubi ta shpërblej, duke bërë maksimumin për të arritur objektivat. Faleminder­it shumë ekipit të KF Laçi, me në krye presidenti­n Pashk Laska, trajnerëve me të cilët kam punuar dhe kam mësuar

shumë gjëra", shkruan dje Domgjoni në rrjetet sociale. AFRIMET

Dembakui Jomba dhe Albion Marku. Një sulmues me pasaportë amerikane nga Sierra Leone "zbarkoi" dje në Shqipëri për llogari të Laçit. Klubi e zyrtarizoi marrëveshj­en me lojtarin, teksa

"Panorama Sport" zbuloi se 23vjeçari është futur në listën e federimeve dhe pret që t'i mbërrijë lejekalimi. Bëhet fjalë për një qendërsulm­ues, i cili është alternativ­ë për të zëvendësua­r golashënue­sin më të mirë, Nuabueze. E veçantë është se Jomba, që ka nofkën "Boksi",

është produkt i akademisë së Atletiko Madridit, duke luajtur deri 19 vjeç me ekipin spanjoll, madje ka debutuar edhe në Ligën e Kampioneve për të rinj. Në tri vitet e fundit ai ka qenë pjesë e klubeve amerikane, Orlando B. dhe Reno FC. Ndërkohë, mesfushori me tipare sulmuese, Albion

Marku, vjen në formë huazimi deri në fund të sezonit nga Lokomotiva e Zagrebit. 19vjeçari është prodhim i Shkëndijës së Tiranës dhe kontingjen­t i ekipeve kombëtare të moshave. Klubi kroat e "rrëmbeu" në vitin e kaluar, ndërsa tani do të marrë minuta te Laçi.

 ??  ?? Domgjoni, dje gjatë prezantimi­t në Turqi
Domgjoni, dje gjatë prezantimi­t në Turqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania