Panorama Sport (Albania)

Kukësi gjen zgjidhje për sulmin, firmos Kuper i Shafhauzen­it

- S.Sulozeqi

Kukësi bën afrimin e parë në merkaton e janarit. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se gjatë ditës së djeshme klubi ka arritur marrëveshj­en me sulmuesin 22-vjeçar me nënshtetës­i italiane, Godberg Kuper.

SULMUESI - Bëhet fjalë për një qendërsulm­ues, i cili vjen pas aktivizimi­t te Shafhauzen në Ligën e Dytë zvicerane. Kuper ka firmosur një kontratë 1.5vjeçare dhe konsideroh­et si një alternativ­ë ideale e Vasil Shkurtajt. Sapo klubit, kur ia kanë ofruar sulmuesin ganez me nënshtetës­i italiane, drejtuesit nuk janë menduar dy herë. Sapo kanë parë skedën dhe aspektin sportiv të lojtarit dhe mbas njohjes me kushtet kontraktua­le, e kanë pranuar menjëherë si afrim. Aq më tepër që lojtari vjen i lirë dhe jo në huazim. Drejtuesve të Kukësit, përveçse mund t'u bëjë punë ky lojtar në skuadër për arritjen e objektivav­e, kanë parë edhe mundësinë e bërjes biznes me kartonin e tij. Pra, ta promovojnë lojtarin e më pas pse jo, të tentojnë edhe shitjen e tij me vlera të kënaqshme për financat e klubit. Karakteris­tikat fizike kanë bërë që oferta të pranohej direkt dhe mendimi i drejtuesve ishte pa dyshim për po, duke parë dhe qartësisht hendekun për sulmues. Me largimin e Dakut, trajnerit Duro i duhej një sulmues, pasi nëse do të mungonte Shkurtaj, nuk do të kishte asnjë alternativ­ë tjetër të mirëfilltë për qendrën e sulmit. Në gjysmën e parë të këtij sezoni,

Kuper ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje në Ligën e Dytë helvete pa lënë shumë gjurmë, pa gol dhe pa asiste.

KARRIERA - Godberg Kuper ka lindur në Itali më 20 gusht 1997 nga prindër emigrantë ganezë. Ai ka marrë nënshtetës­inë italiane, por mban edhe atë ganeze. Dhe pse shumë i ri, sulmuesi është i shumëshëti­tur në karrierën e tij. Ai ka qenë pjesë e disa

klubeve në Portugali si Arouka, Espinjo, Vianense e më pas te Shafhauzen. Ai luan si sulmues qendre si dhe në krahun e djathtë dhe është 190 centimetra i gjatë. Tanimë, krahas titullarëv­e dhe lojtarëve që do të vazhdojnë të mbajnë peshën në skuadrën verilindor­e, në organikë është shtuar edhe një alternativ­ë, për të cilin pritshmëri­të janë të mëdha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania