Panorama Sport (Albania)

Apolonia godet në fund, firmos me sulmuesin Ejoh

Fierakët tentuan Bruno Lipin, por morën Klevis Lushakun

- BUJAR RAMA

Apolonia ka reali zuar një goditje të mirë ditën e fundit të merkatos dimërore, duke bërë pjesë të saj sulmuesin Efiong Ejoh. Gjatë dy sezoneve të fundit fierakët kanë pasur interes të vazhdueshë­m për 23-vjeçarin nigerian, që ka një përvojë të konsiderue­shme në futbollin shqiptar. Ai ka luajtur për Burrelin, Dinamon, Turbinën, Besën dhe Shkumbinin në Kategorinë e Parë, si dhe për Laçin në Superiore. Pjesën e parë të këtij sezoni Ejoh ka qenë pjesë e Shkumbinit, ku është aktivizuar 900 minuta të plota në 10 ndeshje, duke shënuar edhe 5 gola, por pas përjashtim­it të skuadrës peqinase nga gara, nigeriani doli lojtar i lirë. Ndonëse ka pasur oferta nga ekipe brenda dhe jashtë Shqipërisë, siç bën me dije menaxheri i tij Abraham Aleçenu, oferta e fierakëve është vlerësuar si më seriozja në këtë moment. Ejoh ka rënë dakord me drejtuesit e Apolonisë për një kontratë deri në fund të këtij sezoni, me opsion rinovimin edhe për një vit tjetër. Ardhja e tij rrit konkurrenc­ën dhe cilësinë në sulmin e skuadrës së trajnerit Artan Mërgjyshi.

MBROJTJA - Pavarësish­t kontakteve që patën me qendërmbro­jtësin Bruno Lipi, fierakët nuk kanë arritur një marrëveshj­e me të, ashtu sikurse është kthyer mbrapsht edhe mbrojtësi serb, Alija Izberoviç, pasi nuk e ka bindur stafin e Apolonisë. Në momentet e fundit u arrit akordi për afrimin e Klevis Lushakut, 19-vjeçarit të dalë nga moshat e Teutë dhe të aktivizuar me Vushtrinë së fundi. Kardhashi i kthyer nga huazimi tek Albpetroli, Guri i ardhur nga Iliria, Zaimaj nga Laçi, Ejoh nga Shkumbini dhe Lushaku, janë 5 përforcime­t e Apolonisë gjatë kësaj merkatoje dimërore. Nga ana tjetër, janë larguar Prifti, Ceka, Ofori, Branica dhe Nako.

SHËNKOLLI - Të dielën fierakët do të luajnë ndeshjen e radhës në stadiumin "Loni Papuçiu", ku do të presin ekipin e Shënkollit, duke kërkuar fitoren e dytë radhazi pas rifillimit të kampionati­t për të ruajtur ritmin kryesues. Apolonia vjen pas fitores minimale në Fushë-Krujë dhe është pranë vendit të parë, kështu që në çdo moment është gati të përfitojë. Trajneri Mërgjyshi, pas lëvizjeve të fundit, është disi më i qetë për pjesën e mbetur të kampionati­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania