Panorama Sport (Albania)

Haremi: Ndeshje delikate, duhet Lushnja më e mirë

Titullari verdhejesh­il kërkon 3 pikët për ruajtjen e kreut

- ALBAN ALUSHI

Lushnjarët zhvilluan dje pasdite seancën e fundit stërvitore në kuadrin e ndeshjes me Orikun, që do ta luajnë sot në qytezën bregdetare. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla duket gati dhe është e plotë për këtë takim të rëndësishë­m në transfertë, ku duhet të fitojë për të ruajtur kreun që e rimori një javë më parë. Në Kupë trajneri Gjyla i ruajti lojtarët e formacioni­t, pasi e di shumë mirë që kjo ndeshje kampionati është nga më të vështirat.

HAREMI - Portieri i Lushnjës, Oltjan Haremi, ishte nga ata që u lanë pushim në mesjavë në ndeshjen e Kupës me Kukësin, ndërsa sot do të rikthehet mes shtyllave. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, portieri 27vjeçar shprehet: “Mendoj se kampionati është në fazën më kulmore të tij. Pas 5 javësh ndahen grupet dhe të gjithë do të luajnë me maksimumin e tyre për objektivat e veta. Lushnja ka një transfertë të vështirë përpara, ndeshja në Orikum është vlerësuar drejt nga ana jonë. Është një ndeshje që kërkon shumë kujdes dhe do të përpiqemi të shpalosim vlerat më të mira që ka Lushnja. Për të dalë me tri pikë nga kjo ndeshje, që është e vetmja alternativ­ë për të ruajtur vendin e parë, jemi përgatitur shumë seriozisht dhe gjendja e skuadrës është e mirë”. “Gardiani” i verdhejesh­ilëve nuk ka pësuar gol në dy ndeshjet e fundit dhe po kalon një formë të mirë, pas dëmtimit që pësoi dhjetorin e kaluar. 27-vjeçari u dëmtua në një seancë stërvitore, një tregues i qartë i vështirësi­ve të mëdha që ka Lushnja për stërvitjen. Skuadra lushnjare ka pësuar 13 gola në 13 ndeshje, me një mesatare prej një goli për ndeshje. “Shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë, të ruaj të paprekur portën. Çdo portier ka dëshirë të ketë një ecuri të gjatë pa pësuar gol, por mbi të gjitha ka rëndësi rezultati. Të fitojmë dhe të ruajmë vendin e parë”, deklaroi portieri Haremi. Oriku është një kundërshta­r shumë i njohur për Lushnjën, pasi me këtë kundërshta­r është përballur disa herë gjatë këtij sezoni, në Kupë, kampionat dhe në miqësore. Myzeqarët nuk njohin humbje, pasi kanë fituar 4 nga 5 ndeshjet e këtij sezoni me Orikun, 2 në Kupë, 1 në kampionat dhe 1 miqësore, ndërsa një tjetër miqësore ka përfunduar në barazim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania