Panorama Sport (Albania)

Lleshanaku do pikë edhe në Pogradec, Laze vë premio

-

Elbasanin e pret sot një sfidë mjaft e vështirë në transfertë me Pogradecin, pasi përballë do të ketë një kundërshta­r që synon ngjitjen në Superiore. Gjithsesi, edhe pse skuadrat luajnë për objektiva të kundërt dhe në letër elbasanasi­t janë inferiorë, shpresojnë të mos ndodhë kështu në fushë. Grupi i lojtarëve është i gatshëm, përveç braziliani­t Abner, i cili vuan nga një dëmtim i lehtë dhe mbetet për t’u parë, nëse do të aktivizohe­t nga trajneri Lleshanaku. Pas fitores me Orikun, në radhët e verdhebluv­e ka optimizëm për vazhdimësi në rezultatet pozitive. Klubi elbasanas nuk është se bëri lëvizjet që priteshin në merkaton e dimrit, ku grupi ka ndryshuar shumë pak, por shpresat e mbijetesës janë të mëdha.

LLESHANAKU - Në prononcimi­n për “Panorama Sport” një ditë para ndeshjes, trajneri Shkëlqim Lleshanaku është dukur optimist për pikë në Pogradec, por ai e ka të qartë se të tijve do t’u duhet të djersijnë shumë dhe të kenë edhe fatin me vete. Sipas trajnerit verdheblu, skuadrat hyjnë të barabarta në fushë dhe secila shfrytëzon mundësitë e veta. “Pogradeci është një nga ekipet më cilësore të Kategorisë së Parë, ndaj e dimë se çfarë kundërshta­ri do të kemi përballë. Ky fakt na motivon më shumë, jo se na frikëson. Do të shkojmë për të bërë lojën tonë dhe për të marrë një rezultat pozitiv, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. E sigurt është që nuk shkojmë për turizëm, por për të dhënë maksimumin tonë. Ata janë favoritë, por loja nis e barabartë për të dyja ekipet. Nëse kemi fatin me vete dhe shfrytëzoj­më mundësitë që do të na krijohen në lojë, asgjë nuk është e pamundur, sidomos në futboll”, u shpreh për gazetën tekniku elbasanas. SHPËRBLIMI – Interesant është fakti se për këtë ndeshje, presidenti Arben Laze ka vendosur edhe një shpërblim në rast fitoreje, çka pritet që ta motivojë më shumë grupin e lojtarëve për të dhënë maksimumin në fushë. Shuma nuk është bërë e ditur nga drejtuesit e ekipit. Elbasanit, që vazhdon të mbajë vendin e fundit, i duhen pikë edhe jashtë fushe për të arritur objektivin sezonal të qëndrimit në Kategorinë e Parë. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania