Panorama Sport (Albania)

Abazaj, besim “të verbër” te grupi i lojtarëve

- F.Rupi

Pogradeci humbi vendin e parë në Grupin B pas barazimit me Shënkollin, ku drejtuesit e ekipit liqenor patën shumë rezerva për gjykimin dhe terrenin e fushës. Por, ajo ndeshje është arkivuar dhe sot ekipi i trajnerit Abazaj pret në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” Elbasanin e vendit të fundit. Mesfushori Shkullaku ka pasur një dëmtim dhe sot nuk është i gatshëm, ndërkohë që në dyshim është edhe mesfushori tjetër, Liçkollari. Megjithatë, trajneri Abazaj beson shumë te grupi që stërvit dhe te futbolli që të besuarit e tij interpreto­jnë në fushë. “Jemi në një gjendje të mirë para ndeshjes me Elbasanin, pavarësish­t se ndonjë lojtar ka pasur ndonjë shqetësim kohët e fundit. Ne asnjëherë nuk jemi ankuar për mungesat, sepse kemi një grup futbollist­ësh që di të luajë mirë futboll. Do ta përsëris atë që kam thënë gjithmonë, të ketë vetëm drejtësi dhe le të fitojë ekipi më i mirë. Kemi qenë për shumë javë në vend të parë me plot meritë, e kemi fituar gjithçka me djersë dhe me atë që paraqesim në fushë. Përderisa kemi një ekip të mirë, me kualitet dhe serioz në fushë, pse të mos pretendojm­ë më të mirën? Mund të kishim bërë ndonjë afrim, por besojmë te grup që kemi, te harmonia e tij. Po, është e drejtë që nëse kemi më shumë alternativ­a, më mirë është, por ne do t’i gjejmë zgjidhjet me grupin që kemi. Nënvlerësi­m ndaj Elbasanit? Jo, aspak, e di çfarë ekipi kam. Edhe kur kemi barazuar me Shënkollin në Pogradec, nuk ishte nënvkerësi­m, por topi nuk donte të hynte në atë ndeshje. Ne mendojmë që të bëjmë jë ndeshje të mirë dhe të fitojmë, pa e pasur aspak mendjen te ndeshja e Lushnjës apo Apolonisë. Shohim vetëm punën tonë dhe shpresojmë që të marrim frytet e saj në fund”, ka thënë për “Panorama Sport” trajneri pogradecar, Abazaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania