Panorama Sport (Albania)

Strakosha-Berisha, superdueli kuqezi para syve të Edi Rejas

-

Shqipëria e ka të ardhmen të sigurt në lidhje me rolin e portierit titullar. E tashmja dhe e ardhmja janë të garantuara, të paktën me dyshen Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha. Dy gardianët në karrierën e tyre në vitet e fundit kanë shumë pika takimi mes tyre dhe tanimë, roli i titullarit në Kombëtare i përplas edhe një herë, si dikur te Lacio. “Gazzetta Dello Sport” sjell në vëmendje se fundjava në Serinë A italiane do të rezervojë një ndeshje ku më shumë sesa tri pikët, do të vlejë shumë dueli në skajet e fushës: Strakosha-Berisha. Në këtë përballje direkte, në lojë janë më shumë sesa vetëm 3 pikët e ndeshjes së radhës. Të dielën në “Olimpico” me nisje nga ora 15:00, nuk do të dalin në skenë vetëm Lacio dhe SPAL, por një përballje totale mes Thomas Strakoshës dhe Etrit Berishës. Për portierin e Lacios, përballja me bashkëpatr­iotin e tij është një tabu e vogël: në katër përballje direkte mes tyre, skuadrat e Berishës (në fillim Atalanta e tani SPAL) kanë grumbullua­r tetë pikë, kundrejt dy që ka marrë Lacio.

RIVALITETI - Në vitin 2013, Berisha kishte ardhur te Lacio për të qenë portieri titullar, por nuk ia doli asnjëherë që të parakalont­e Marketin në hierarki. Për këtë, pas tri sezonesh të konsiderua­ra zhgënjyese në përgjithës­i pasi koleksiono­i vetëm 38 ndeshje në Serinë A dhe pësoi 47 gola me bardhekalt­rit, vendosi që të largohet duke i bërë vend Strakoshës.

STRAKOSHA - Portieri aktual i Lacios ka përfituar nga situata pas largimit të Berishës në vetëm pak muaj, duke shfrytëzua­r më së miri problemet fizike të Marketit. Pasi ky i fundit shfaqi shqetësime, Thomas fitoi vendin e titullarit. Në derbin e fundit bëri një gabim dhe i dha mundësinë Xhekos që të shënonte lehtësisht, gjë për të cilën ka kërkuar publikisht falje që ua vështirëso­i ndeshjen shokëve të ekipit, tani duhet që Strakosha të rikthehet i rëndësishë­m për skuadrën. Mbi të gjitha, të dëshmohet superior kundrejt Berishës.

KOMBËTARJA - Në dy ndeshjet e fundit të luajtura nga Shqipëria, kundër Andorrës dhe Francës, trajneri Edi Reja preferoi portierin e SPAL. Nuk është një sinjal i mirë, duke ditur që Reja është një ish i dyfishtë në këtë përballje (i rritur në sektorin e moshave te SPAL, duke hedhur hapat e parë prej profesioni­sti dhe më pas ka stërvitur Lacion nga 2010-2012 dhe në 2014-ën), me shumë mundësi që nuk do ta humbasë përballjen e së dielës. E pikërisht, edhe për këtë, për vetë praninë e mundshme të Edi Rejas në Lacio-SPAL, Strakosha nuk mund t’i lejojë vetes asnjë lloj gabimi.

LACIO-SPAL - Të dielën, në “Olimpico”, Lacio dhe SPAL do të luajnë shumë: vendësit duhet të fitojnë për të vijuar ecurinë në Champions dhe për të qëndruar në ritmin e trenit ‘titull’ në Serinë A. Miqtë, nga ana tjetër, duhet të sigurojnë pikë për të dalë nga zona e rënies. Edhe sfida brenda sfidës mes Strakoshës dhe Berishës e rrit shumë tempin. Luhet për shumë më shumë sesa vetëm 3 pikë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania