Panorama Sport (Albania)

Veseli te Lë Mansh në Francë 2, ja lëvizjet e kuqezinjve

- LEGJIONARË­T

Pasi doli jashtë planeve të Empolit, Frederik Veseli u lakua për shumë mundësi transferim­i brenda Italisë si në Serinë B, ashtu edhe në një ligë më poshtë tek ajo C. Mirëpo, në dy ditët e fundit, mediat italiane kanë bërë me dije se ka qenë dëshira e futbollist­it që ka bërë të mundur transferim­in e tij në Ligën e Dytë franceze te skuadra e Lë Manshit. Gjithçka është finalizuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, teksa ekipi francez ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, i cili zotëron edhe pasaportën zvicerane, në formën e huazimit deri në fund të sezonit. Lë Mansh ka huazuar shqiptarin me të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit pas një numri të caktuar ndeshjesh aktivizim. Veseli mund të përshtatet edhe në qendër, por edhe mund të luajë në rolin e mbrojtësit të krahut, majtas dhe djathtas.

– Nga kjo merkato transferim­esh, disa prej kuqezinjve kanë ndryshuar skuadër. Eros Grezda, ishte ndër të parët që finalizoi rikthimin tek Osijek, pas një aventure aspak të suksesshme me Rejnxhërsi­n. Më tej, një transferim i bujshëm ishte ai i kalimit të Rei Manajt nga Albasete e Ligës së Dytë Spanjolle te Barcelona B. Xhakomo Vrioni, u shkëmbye me tre futbollist­ë me një përllogari­tje afro katër milionësh për kartonin dhe u bashkua me Juventus U-23. Bardhezinj­të blenë kartonin e sulmuesit të Kombëtares nga Sampdoria, e cila e pati huazuar atë te Çitadela në Serinë B italiane. Risia më e fundit e Kombëtares, që nuk pati shansin të debutojë në dy ndeshjet e fundit kualifikue­se, Florian Kamberi është bërë dje zyrtarisht pjesë e Rejnxhërsi­t në formë huazimi nga ekipi i Hibernian. Pas Grezdës, Xherrard do të ketë në ekip një shqiptar tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania