Panorama Sport (Albania)

Shënjestër dhe tru, Eriksen një “snajper” për titullin

Konte ka një specialist të goditjeve të dënimit, sipas traditës

- Përgatiti: LEDIO NASE

Në pritje të golit të parë zyrtar, Kris tian Eriksen ka shënuar në miqësoren e fundit të Interit kundër skuadrës U-19 dopietën e parë me fanellën zikaltër. Fantazisti i transferua­r nga Totenhemi në një marrëveshj­e prej mbi 50 milionë eurosh mes kartonit dhe pagës së lojtarit, i cili të mërkurën në mbrëmje debutoi kundër Fiorentinë­s në Kupën e Italisë duke luajtur 24 minuta, konfirmoi se është në formë të mirë fizike dhe ka bërë një hap përpara në përshtatje. Një lajm i mirë në prag të transfertë­s kundër Udinezes, ku do të mund të luajë nga minuta e parë. Dy golave të 27-vjeçarit i janë shtuar edhe dopieta e Espozitos dhe rrjeta e Verganit.

BASTET - Dhe tani kompanitë e basteve janë të bindura që ish-mesfushori i “Spërsave” do të rezultojë menjëherë vendimtar për fatet e zikaltërve. Një gol i danezit niset, në fakt, nga një kuotim shumë i ulët: 3.50. mjafton të mendosh që lojtari më i kuotuar për të shënuar në radhët e bardhezinj­ve është Okaka, që jepet me 4.70.

SHËNJESTËR DHE TRU - Jo vetëm cilësi në mesfushë. Interi me Eriksenin i ka dhuruar vetes edhe një “snajper” nga goditjet e dënimit, duke mbuluar kështu një hapësirë në skuadrën e Antonio Kontes dhe rikthen një traditë të vjetër interiste tashmë të humbur prej disa vitesh. Pasi është në gjendje të shënojë menjëherë nga goditja e dënimit, siç e dinë mirë edhe tifozët e Juventusit, por është në gjendje mbi të gjitha t’u dhurojë topa të çmuar shokëve: 14 golat nga faullet, plot 62 asistet, aq sa ka qëndruar në krye të klasifikim­eve të Premier Ligës në këto zëra në gjashtë vitet e fundit. Pra, dikush që vendos trurin në funksion të skuadrës. Interi ka pasur gjithmonë një traditë të pasur specialist­ësh, duke u nisur nga Mario Korso, gjithmonë i rrezikshëm me goditjen me efekt që kalonte barrierën. Në një mënyrë totalisht ndryshe arrinte të kalonte muret kundërshta­re Lotar Mateus, që ka preferuar gjithmonë të godasë me forcë. Nga një epokë në tjetrën, duke iu afruar kohëve të sotme, klubi zikaltër ka pasur një tepri goditësish. E majta e Alvaro Rekobës ishte në gjendje të “pikturonte” trajektore thuajse të pamundura, duke ditur të bashkonte saktësinë me një forcë thuajse unike. Mund të kujtohet edhe Adriano (apo Ronaldo): braziliani ka pasur gjithmonë “dinamitin” në këmbë, pavarësish­t se mund t’i mungonte saktësia. Më i miri megjithatë me shumë mundësi ka qenë Sinisa Mihajloviç, që pikërisht me “Perandorin” ndante detyrat, madje duke improvizua­r mënyra origjinale për të vendosur se kush do të godiste. I fundit, përpara Eriksenit, ka qenë Uezli Shnajder: vrull i shkurtër dhe goditje precize ku portieri arrinte me vështirësi. Tani Interi shpreson te një tjetër specialist.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania