Panorama Sport (Albania)

Duglas: Nuk largohem, dua të fitoj Champions-in

Juventini, elozhe Pepit: Guardiola më mësoi futbollin e vërtetë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nuk lëviz nga Juventusi. Është shprehur qartë Duglas Kosta, dëshiron të qëndrojë në Torino, një qytet ku ndihet shumë mirë. E ka zbuluar vetë sulmuesi brazilian gjatë një interviste për mikrofonat e “DAZN”. “Të gjithë më kërkojnë gjithmonë të rikthehem te Gremio, por kushtoj shumë për ta. A mund të më japin atë që përfitoj këtu? Jo, atëherë më lini të qëndroj. Do të rikthehem kur blerja ime të mos falimentoj­ë Gremion, atëherë do të jem gati ta ndihmoj klubin. Do të vijë ai moment, por mendoj se mund të jap ende shumë në Europë”.

RONALDO DHE CHAMPION-SI - Duglas i ka shprehur besnikëri “Zonjës” dhe arsyet i shpjegon vetë: “Mendoj se do të ishte shumë e vështirë të largohesha nga Juventusi për një skuadër tjetër, këtu ndihem si në një familje. Për më shumë jam ambientuar shumë mirë: Italia është një vend shumë i ngjashëm me Brazilin, ushqimi është i mirë dhe gjuha jo shumë e vështirë. Fillimisht e pata të vështirë, futbolli italian është ndryshe, shumë taktik. Ronaldo? Jam aq shumë i përqendrua­r të mësoj nga ai... Kemi në skuadër një nga futbollist­ët më të fortë në botë dhe nëse ai, unë dhe Dibala jemi në 100%, mund të arrijmë nivele shumë të larta. Ambicia e klubit është të fitojë Ligën e Kampioneve, për këtë arsye zgjodha Torinon, për të përjetuar këtë aventurë të bukur dhe për të fituar Champions-in. Ne po përpiqemi, fitorja e atij trofeu do të ishte diçka madhështor­e”.

GUARDIOLA – Mes kujtimeve 29-vjeçari ka rikthyer edhe vitet e kaluara te Bajerni i Mynihut, kur në krye ishte Pep Guardiola. Dhe Kosta ka një anekdotë pikërisht për ishtrajner­in e tij. “Ishte personi i parë që në rritjen time profesiona­le bëri ndryshimin, më lejoi të luaja në rolin e duhur. Më telefonoi dhe më tha: ‘Kemi një plan për karrierën tënde. Dëshiron të vish te ne? Je gati të mësosh futbollin e vërtetë?’ Iu përgjigja: ‘Po, jam gati’. Te Bajerni kam kaluar një periudhë të trishtuar, mendoja megjithatë se do t’ia dilnim, sepse secili prej nesh luante shumë mirë. Ajo skuadër është një nga më të fortat dhe teknike ku kam luajtur ndonjëherë. Sigurisht, tani te Juvja kemi një grup të jashtëzako­nshëm, por në atë skuadër secili ishte në 100%”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania