Panorama Sport (Albania)

Piontek: Milani si një ëndërr, por te Herta kanë një plan për klubin

-

Pas Susos, ka qenë radha e Kristof Piontekut për t’u ndarë me ambientin Milan. Polaku ndjek modën dhe zgjodhi të bënte diçka të tillë në rrjete sociale, ku në profilin e tij shkruante: “Zbarkimi te Milani ishte kurorëzimi i një ëndrre të ndjekur që në fëmijëri. As që më kishte shkuar ndonjëherë ndërmend se do ta vishja e do të shënoja me fanellën kuqezi, duke luftuar deri në minutat e fundit për t’u kualifikua­r në Ligën e Kampioneve. Golat ndaj Juves, Romës, Atalantës e Napolit, elozhet e legjendave si Inzagi apo Shevçenko, koret e tifozëve dhe gëzimet e fansave do t’i mbaj gjatë në mendjen time. Por, futbolli është edhe gjak, djersë e lot, ndaj të gjithë kishim të drejtë të prisnim rezultate më të mira. Sidoqoftë, largohem me kokën lart, sepse kam dhënë gjithçka në çdo ndeshje. Nga sot do të mbaj një fanellë tjetër, por shokëve, trajnerit e të gjithë ambientit të Milanit i uroj një rikthim sa më të shpejtë te suksesi. Faleminder­it të gjithëve!”

Pesë vjet kontratë nga 4 milionë euro në sezon mund të ndikojnë për t’i ndryshuar mendje një futbollist­i, por në rastin e Piontekut, më shumë sesa rroga, janë planet e Hertës për të që e ndihmuan të zgjidhte klubin gjerman. “Jam tejet i lumtur që u bëra pjesë e Hertës, skuadër e një qyteti të madh me shumë tifozë. Mezi pres të luaj me këtë fanellë e uroj të arrijmë gjëra të mëdha së bashku. Zgjodha këtë klub për shkak të projektit të qartë që kishin për mua e uroj që me golat e mi të arrijmë të kualifikoh­emi në Europë. Njerëzit më krahasojnë me Levandovsk­in, të cilin e admiroj shumë, por unë kam idhull Kristiano Ronaldon. Nuk kam cilësitë e tij, por shpresoj që të shënoj sa më tepër e të më vlerësojnë për kontributi­n tim”, tha polaku në konferencë­n e prezantimi­t të tij te Herta e Berlinit.

 ??  ?? Postimi me të cilin Herta e Berlinit zyrtarizoi afrimin e Kristof Piontek
Postimi me të cilin Herta e Berlinit zyrtarizoi afrimin e Kristof Piontek

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania