Panorama Sport (Albania)

1000 ditë për t’u shkinezëru­ar, “halli” kuqezi quhet... Donaruma

-

Më 17 prill të 2017-ës Milani kalonte nga duart e Berluskoni­t në ato të kinezëve. Vera e tij viti u karakteriz­ua nga 11 afrime e me 226 milionë euro të shpenzuara. 1000 ditë më pas, e sidomos me largimet e Borinit, Rodrigezit, Susos e Kaldaras, lind një Milan i ri. Ajo e dimrit duhet të njihet ndryshe si merkatoja e korrigjime­ve, por për kuqezinjtë ishte një revolucion i mirëfilltë dhe pavarësish­t se u shkon më shumë kinezëve, këtë herë e zhvilluan amerikanët. Lojtarë të afruar nga Mirabeli e Fasone e të tjerë nga Leonardo nuk janë më pjesë e “Djallit” ku nga ajo epokë, kujtimet e vetme janë Frenk Kesi dhe Hakan Çalhanoglu.

“FLETËDALJE” — Pa harruar specie të tipit Kaliniç që premtonte gola apo Bonuçi me ekuilibrat e tij, sot te Milani nga formalitet e Fasones ka ngelur pak gjë. Konti përjeton aventurë kuqezi me ulje-ngritje teksa Muzakio, i dëmtuar, është shndërruar praktikish­t në rezervë të Kjaerit. Lukas Bilia nuk luan as kur në ndeshjet e provës, teksa Teo Hernandez i tregoi rrugën e Holandës Rodrigezit. Ibrahimovi­ç spastroi sulmin, ndërkohë që Rebiç pak muaj më parë kishte postuar gjetkë Andre Silvën. “Ushtar” Borinit, falë besnikëris­ë së shfaqur, iu dha leja për t’u larguar, ndërsa Suso, pasi i “premtoi” klubit 20 milionë euro, mund të ekspozojë driblimet e tij mahnitëse në Sevijë, vetëm pak kilometra larg Kadizit, qyteti i lindjes së tashmë i ish-8-shit kuqezi.

REBUSE — Pikëpyetja e madhe e drejtuesve mban emrin e Lukas Paketasë. Investimi prej 38.4 milionë eurosh i bërë një vit më parë pengon Bobanin e Maldinin që ta shesin braziliani­n me ulje. Pa ofertën e duhur nuk mund të largohet, ndaj është detyrë e Piolit apo e cilitdo trajneri tjetër, që të rivlerësoj­ë talentin e 22-vjeçarit. Rebusi tjetër është kontrata e Xhanluixhi Donarumës. Portieri ka një akord deri në vitin 2021 dhe rinovimi është shndërruar në detyrim për drejtuesit nëse nuk duan ta humbasin xhevahirin me kosto mediokre. Xhixho nuk ishte afrim i kinezëve, por qëndrimi i tij te Milani lidhet me epokën e Jonghong Li, për shkak se firma e portierit (asokohe 17-vjeçar) në kontratën aktuale erdhi pas një debati të ndezur e shumë polemikash me menaxherin e lojtarit, Mino Raiola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania