Panorama Sport (Albania)

Me Piontek, si Klinsman kërkon suksesin

-

Vetëm disa orë përpara përfundimi­t të merkatos së dimrit, Herta e Berlinit transferoi nga Milani Kristof Piontekun. Sulmuesi polak iu shtua bomberave të Bundesligë­s, që tani premton më shumë gola se kurrë. Trajneri i skuadrës së Hertës, Jurgen Klinsman, arkitekti i klubit gjerman, po kërkon të rikthejë skuadrën në nivele të larta. Ish-trajneri i Gjermanisë në Botërorin e 2006-ës u shpreh në konferencë­n për shtyp se sulmuesi i ri do të sjellë pa dyshim cilësi të reja në skuadrën tij. "Ai është një sulmues i kalibrit të madh, skuadra do të ketë një fytyrë tjetër me të në fushë. Një përforcim i rëndësishë­m", tha Klinsman. Nëse Piontek do të jetë në fushë në ndeshjen ndaj Shalkes, kjo mbetet ende për t'u parë. Ndërkohë, Klinsman nuk mendon vetëm për sulmin, pasi para se të transferoh­ej Piontek në Berlin, klubi siguroi shërbimet e mesfushori­t me tipare mbrojtëse, Santiago Askacibar, që erdhi nga skuadra e Kategorisë së Dytë, Shtutgarti. Lukas Tusart nga Lioni ishte transferim­i më i shtrenjtë i berlinezëv­e. Por, nuk mbaron me kaq, pasi në listën e drejtorit sportiv Martin Prec janë edhe disa lojtarë të tjerë me emër që pritet t'i bashkohen skuadrës në qershor. Klinsman erdhi me ide të qarta në Berlin: "Kryeqyteti meriton një skuadër e cila do të jetë e denjë të konkurrojë me skuadra si Bajerni, Dortmundi dhe Lajpcigu. Mendoj që ka ardhur koha që tifozët t'i gëzohen një trofeu", tha Klinsman në verë, kur mori drejtimin e skuadrës bardheblu. Ndërkohë, për t'u rikthyer edhe një herë te ish-sulmuesi i Milanit, Kristof Piontek, polaku i lindur në Dzierzonio­v të Polonisë është vetëm 24 vjeç. Karriera e tij ka qenë një marrëdhëni­e e ngushtë me portën. Golat kanë qenë dhe janë oksigjeni i tij. Me skuadrën e tij të parë, Zaglebie, në 2013 Kristof shënoi 18 gola në 85 ndeshje, më pas kaloi te Krakovia ku shënoi 32 gola në 63 ndeshje, para se të kalonte te Xhenoa ku shënoi 19 gola në 21 ndeshje. Forma e mirë e tij nuk kaloi pa rënë në sy nga gjigantët e Milanit, të cilët e bindën lojtarin të luante me ta. Edhe pse starti ishte i mirë, Piontek nisi të humbiste shkëlqimin, shumë pak gola, i lënë në baltë nga shokët e skuadrës të cilët shërbenin me pikatore. Në Berlin ai kërkon të ringjallet. "Është pak si Levandovsk­i", shkruajnë mediat gjermane dhe ato polake. Tani mbetet vetëm ta tregojë në "Olympiasta­dion", shtëpinë e tij të re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania