Panorama Sport (Albania)

Simeone bën ligjin në ‘Bernabeu’, Bejl e Hazard s'ia dalin

Reali vjen pa yjet, Zidan nuk grumbullon as Rodrigon

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Eden Hazard dhe Garet Bejl nuk ia kanë dalë të rikuperohe­n në kohë për ndeshjen e sotme kundër Atletikos së Madridit. Zinedin Zidan i ka lënë jashtë yjet e tij, kësaj liste i janë shtuar gjithashtu edhe Rodrigo bashkë me Naçon. Trajneri i Realit do t'i besojë formacioni­t të njëjtë, me të cilin mposhti Diego Simeonen në finalen e Superkupës së Spanjës, me 5 mesfushorë dhe Benzemanë të vetëm në majën e sulmit. Nga ana tjetër, edhe Atletiko ka disa probleme dhe nuk dihet se si do ta rreshtojë ekipin, por me shumë mundësi Morata dhe Korrea do të jenë në sulm në skemën 4-4-2.

Çolo bën ligjin- Nuk është situata më e mirë që Atletiko e Madridit të vizitojë "Santiago Bernabeu"-n, as për momentin që po kalon dhe as për dëmtimet e shumta. Por ka diçka ku duhet të mbështeten dhe të mendojnë që mund të dalin të pamposhtur nga kjo sfidë: Diego Simeone! Trajneri argjentina­s e di shumë mirë se çfarë do të thotë të fitosh dhe mbi të gjitha të mos dalësh i pamposhtur nga stadiumi rival. Në gjashtë ndeshjet e fundit që Atletiko ka vizituar "Santiago Bernabeu"-n, trajneri i Atletikos është larguar me pikë. Tri fitore dhe tri barazime është bilanci i tij. Për të gjetur humbjen e fundit që Diego Simeone ka pësuar në "Bernabeu" duhet të rikthehemi në 1 dhjetorin e vitit 2012. Reali i është bërë makth në finalet europiane, por Diego Simeone mund të krenohet me ecurinë e tij në shtëpinë e Realit.

Nuk krahasohen- Në fjalën e tij përpara ndeshjes, trajneri i Atletikos tha që nuk duhet të bëhen krahasime me Realin. Ai vlerësoi Zidanin. "Reali është forcuar shumë në aspektin mbrojtës dhe po kalon një formë të mirë. Zidan është një trajner i zoti dhe e transmeton mirë atë që ka në mendje. Mos na krahasoni sepse çdo skuadër ka cilësitë dhe pikat e saj të dobëta. Karrasko? Folëm bashkë në telefon dhe më pëlqeu ideja e tij për t'u rikthyer tek Atletiko. Është i gatshëm për të na ndihmuar. Kemi pasur një javë për të punuar dhe besoj se do të bëjmë një ndeshje të madhe. Skuadra është e motivuar për të dalë nga ky moment i vështirë. Kemi një ndeshje delikate, por ne besojmë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania