Panorama Sport (Albania)

Kurtua-Oblak, derbi madrilen vendoset edhe nga... portierët

-

Reali i Madridit është gati që të sfidojë Atletikon e Madridit me armën që ata e kishin më të fortë. Në epokën "Simeone" bardhekuqt­ë shquhen për forcën në fazën mbrojtëse dhe këtë gjë për momentin e ka ekipi i Zidanit. Është e rrallë, por ja që në një sfidë ekziston një "mur" më i lartë sesa ai i Atletikos. Zinedin Zidani kërkon që ta blindojë sërish portën e tij dhe të largohet nga derbi me portën të paprekur. Në sezonin e kaluar Reali i Madridit kishte pësuar 13 gola më shumë sesa Atletiko në javën e 21-të (16 me 13), ndërsa një vit më parë kishte 11 gola të pësuar më shumë (20-9). Bardhekuqt­ë ishin në linjën e tyre, por Reali bëri kapërcimin cilësor duke u forcuar shumë në aspektin mbrojtës. Që nga sezoni 2014-2015 nuk kishte ndodhur kurrë që Reali të kishte më pak gola të pësuar sesa Atletiko. "Galaktikët" janë forcuar shumë në aspektin mbrojtës për të mbijetuar në vështirësi.

Gjiganti Kurtua- Tibo Kurtua është shndërruar në një gjigant për portën e Realit. Gardiani belg nuk ka humbur kurrë kundër ishekipit të tij në një ndeshje zyrtare duke pasur këtë bilanc: 2 fitore dhe 3 barazime. Ai paraqitet përballë Atletikos më i fortë se kurrë dhe në formë optimale. Është një nga protagonis­tët e këtij momenti të mirë që po kalon formacioni madrilen dhe që kujdeset gjithmonë për të mbyllur portën.

Forcë mbrojtëse- Kurtua nuk ka pësuar gol në 13 ndeshje, 11 prej tyre kanë qenë në 20 ndeshjet pa humbje që ka Reali prej 3 muajsh. Në total, ai ka arritur ta mbajë portën të paprekur për më shumë se gjysmat e 25 ndeshjeve që ka luajtur në këtë sezon në të gjitha kompeticio­net. Reali është ekipi me më pak gola të pësuar dhe portieri Kurtua ka meritë të madhe për këtë. Asnjë ekip tjetër në kampionate­t kryesore, Spanjë, Angli, Itali, Gjermani dhe Francë nuk ka pësuar më pak se 13 gola.

Atletiko s'i shënon- Tibo është shndërruar në një mur të pakalueshë­m për ish-skuadrën e tij Atletiko. Në këtë sezon, këta të fundit nuk i kanë shënuar ende asnjë gol në dy ndeshjet zyrtare. "Unë përpiqem që të pres gjithçka që vjen drejt portës sime. Por nuk jam vetëm unë që ndikoj në këtë gjë. Jemi 11 lojtarë që mbrohemi mirë për të pësuar pak. Nëse e mbajmë portën të paprekur, një gol në sulm do të mjaftojë për ta fituar ndeshjen".

52 minuta me humbje- Nga 20 ndeshjet pa humbje që Kurtua ka luajtur me Realin në këtë sezon, vetëm në dy prej tyre ka qenë duke humbur. I ndodhi kundër Valencias në "Mestaja" dhe kundër Sociedadit në "Bernabeu". Ai ka qenë duke humbur vetëm 52 minuta nga 1830 nga ecuria e pathyeshme.

Oblak do hakmarrje- Nuk është rastësi që të dy derbit në këtë sezon kanë përfunduar me të njëjtin rezultat. Nuk është rastësi që Reali dhe Atletiko nuk ishin të afta të zhbllokoni­n rezultatet. Sulmuesit kishin përballë dy "mure" të larta dhe të vështira për t'u kaluar. Në "Bernabeu" e dinë mjaft mirë sa i fortë është Oblak dhe çfarë është i aftë të bëjë ai për të mbrojtur portën e tij. Në 6 ndeshjet e fundit Atletiko është larguar e pamposhtur nga "Bernabeu" dhe Oblak ka qenë i jashtëzako­nshëm me pritjet e tij. As Kristiano Ronaldo nuk arriti ta thyente, ndërsa tani ai kërkon që t'i tregojë Spanjës që është portieri më i mirë në kampionat dhe një nga më të mirët në botë. Humbi në finalen e Superkupës me penallti dhe do të kërkojë hakmarrje kundër Realit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania