Panorama Sport (Albania)

Solskjaer euforik, Fernandesh: Junajtid, më sjell Ronaldo

Prezantohe­t blerja e re, trajneri: Në fushë ndaj Uolvesit

-

Jo pak, 80 milionë euro të paguara për të... Por duke parë mënyrën e prezantimi­t të portugezit dhe euforinë që u pa edhe në sytë e trajnerit Ole Gunar Solskjaer, Bruno Fernandesh duket se e ka nisur me hapin e duhur aventurën e tij te Mançester Junajtid. Madje, duke pasur mbi shpatulla edhe një sponsor shumë të fortë: Kristiano Ronaldon... "Që në momentin e parë që Mançester Junajtid nisi kontaktet me mua, unë telefonova Kristianon dhe i kërkova të dija diçka më shumë lidhur me Junajtidin. Kristiano kishte vetëm fjalë fantastike dhe më tha se këtu është gjithashtu edhe vendi dhe klubi i duhur për të bërë ëndrrat e mëdha realitet, siç i realizoi pikërisht një kampion si Kristiano. Prandaj, unë sot jam dyfish më i lumtur për zgjedhjen time. Më bëri shumë përshtypje edhe pritja e trajnerit Solskjaer, i cili më ka theksuar prej kohësh se kam qenë një prej zgjedhjeve të tij më të rëndësishm­e për të përforcuar grupin te Junajtid dhe ky fakt më krenon. Tani, dua që të gjithë këtë besim të nis ta shpërblej sa më shpejt në fushë, por në të njëjtën kohë të bëj sa më mirë me bluzën e Mançesteri­t, për të mos munguar as në Europianin e verës, me fanellën e Portugalis­ë", u shpreh

mesfushori.

Flet Solskjaer - Ndërkohë, përballë Bruno Fernandesh­it ishte edhe trajneri i "Djajve të kuq", i cili zbuloi se portugezi i ardhur nga Sportingu i Lisbonës mund të jetë ndoshta edhe titullar në sfidën e sotme ndaj Uolvesit. Por ndërkohë, e sigurt është se do të jetë i grumbullua­r: "Bruno ka shfaqur një formë të shkëlqyer dhe unë mendoj se është gati që të zbresë menjëherë në fushën e lojës. Pastaj, nëse do të luajë titullar apo disa minuta në pjesën e dytë, këtë do e vendosim përpara ndeshjes. Unë di të them vetëm se jam mjaft i lumtur që afrojmë një lojtar si Fernandesh, ndonëse unë jam më i lumtur për faktin që afrojmë një person i cili është thjesht fantastik. Dhe këtë e kupton që në takimin e parë. Më vjen mirë që më në fund arritëm të mbyllim marrëveshj­en për të, sepse Junajtid kishte vite që e ndiqte por tashmë është një futbollist i yni dhe presim shumë prej tij", deklaroi trajneri Ole Gunar Solskjaer.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania