Panorama Sport (Albania)

Basket, Flamurtari dhe Partizani në finale

Të kuqet fitojnë derbin e kryeqyteti­t, sot luhet për trofeun

- ENRIKO GABAJ

Kupa e Shqipërisë në basketboll për femra tashmë ka mësuar edhe emrat e dy skuadrave finaliste, të cilat janë Flamurtari dhe Partizani, ekipe që eliminuan dje në gjysmëfina­le respektivi­sht Elbasanin dhe Tiranën. Siç dihet, faza "final 4" e sportit të koshit për femra po mbahet në qytetin e Vlorës, ndërsa ndeshjet filluan me një minutë heshtje në nderim të Kobi Brajant.

FLAMURTARI-ELBASANI

Gjysmëfina­lja e parë e Kupës së Republikës ka përfunduar me fitoren e Flamurtari­t përballë një Elbasani luftarak. Vlonjatet morën një triumf të merituar me rezultatin 106-85, duke prerë biletën për në finale. Për t'u admiruar lojtaret e të dyja skuadrave të cilat bënë paraqitje mjaft të bukur, ku Bej për Flamurtari­n shënoi plot 28 pikë ,por po ashtu dhe Zenuni për Elbasanin 28 të tilla. Paraqitje e mirë për vajzat e talentuara teksa Qosja, kujtojmë që ishte një shënuese e jashtëzako­nshme në takimin paraardhës pavarësish­t dëmtimit. Perioda e parë u mbyll 34-23 me koshin e parë e shënuar nga amerikania Bej. Me të njëjtin ritëm vijoi loja teksa edhe në periodën e dytë vlonjatet shënuan 34 pikë kundrejt 20 të Elbasanit. Loja ishte e shpejtë nga të dyja krahët e me lojtaret në kërkim të pikëve. 1 pikë i ndau skuadrat në periodën e tretë të fituar nga bregdetare­t 20-19, ndërsa 10-minutëshi i fundit përfundoi me fitoren e mikeve 18-23, por i gjithë takimi shkoi për Flamurtari­n. Kjo ishte një tjetër fitore +100 e Toskës në krye të Flamurtari­t.

Trajnerët

Trajneri i Flamurtari­t, Viron Toska, e komentoi kështu suksesin e skuadrës së tij: "Ishte një ndeshje e bukur, e luftuar nga të dyja skuadrat e jam i lumtur për kualifikim­in. Sigurisht do të kërkoj të marr një tjetër fitore të madhe". Për sa i përket fitores me 100 pikë, Toska pohon se skuadra punon fort dhe shpërblimi më i madh janë pikët e shënuara: "Jemi gati dhe kam besim se do t'ia dalim sërish, i përgëzoj vajzat për rezultatin, i lumtur për prekjen e finales". Ndërsa trajnerja e Elbasanit, Elvira Xhyra, tha: "E prisja që do të hasnim vështirësi ndaj një skuadre si Flamurtari, por vlerësoj lojën që bëmë dhe jam

e kënaqur nga vajzat. 85 pikë janë shumë mirë, loja pati ritëm, grintë e duhet pranuar që me kalimin e kohës lojtaret lodhen. Nuk jemi në finale, por kjo nuk do të thotë që ne të lëmë punën, do të vazhdojmë të stërvitemi fort".

TIRANA-PARTIZANI

Derbi i kryeqyteti­t në gjysmëfina­len tjetër të Kupës u fitua nga Partizani, që arriti të thyejë Tiranën me rezultatin 56-65. Një ndeshje mjaft e bukur nga të dyja ekipet, të cilat shënuan pikë deri në sekondat e fundit, por suksesi u buzëqeshi vajzave të trajneres Ledina Koçi. Partizani

arriti të administro­nte mjaft mirë duke fituar që në periodën e parë me rezultat 1824. Perioda e dytë ishte ajo në të cilën u shënuan më pak pikë 10-14 po në favor të Partizanit. Diferenca mes pikëve ishte e vogël gjatë të katër periodave që tregon qartë rivaliteti­n mes të dyja skuadrave. Në periodën e tretë Partizani shënoi 17 pikë kundrejt 13 të Tiranës, e cila në periodën e katërt luajti mjaft mirë e duke e fituar atë 15-10. Në sekondat e fundit ankthi ishte me të dyja ekipet për ndonjë ndryshim të mundshëm rezultati, por nuk ndodhi e Partizani

prek finalen. Derbi shfaqi tepër interes për të pranishmit në pallatin e sportit "Flamurtari". Kujtojmë se sot në orën 16:00 luhet finalja mes Flamurtari­t e Partizanit. Lalaj e Partizanit ishte lojtarja më e mirë e takimit, ku arriti të shënojë 24 pikë.

TRAJNERET

"Jam shumë e lumtur për arritjen në finale. Zhvilluam një ndeshje të jashtëzako­nshme. Kisha besuar gjatë javës se do të arrija finalen dhe ia dolëm. Për sa i përket takimit ndaj Flamurtari­t, e presim me padurim, por e dimë që do të jetë e vështirë. Megjithatë, ia lëmë parketit fjalën e fundit", deklaroi pas ndeshjes Ledina Koçi, trajnerja e Partizanit. Ndërsa Mirza Alibegaj u shpreh: "Ishte një ndeshje shumë e bukur, vajzat u përpoqën. Kam lojtare të talentuara në skuadër dhe jam e bindur që do të ecin shumë. Normalisht synimi ynë ishte mbërritja në finale, por më kënaq dëshira dhe motivimi i vajzave, e tashmë do të shohim përpara".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania