Panorama Sport (Albania)

Tirana kualifikoh­et në finale, përmbys me golden set Mirditën

-

Tirana ka marrë një fitore mjaft të bukur duke përmbysur në mënyrë spektaolar­e Mirditën në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Skuadra e Adrian Gorencës, ndonëse e kishte humbur 3-0 takimin e parë në Rrëshen, arriti të kthejë gjithçka në favor. Në takimin e djeshëm të luajtur në sallën sportive "Farie Hoti" të kryeqyteti­t, në dy setet e para, skuadra bardheblu ka qenë gjithmonë në kryesim por asnjëherë nuk mundi të shkëputej më shumë se një apo dy pikë. Kështu seti përfundon pas pikëve shtesë 26-24 për bardheblut­ë. Në setin e dytë vijon e njëjta tablo dhe Tirana kryeson 25-21 dhe me sete 2-0. U duk sikur do ta fitonte pastër ndeshjen e revanshit, por mirditoret të udhëhequra nga "veteranet" e ekipit, Prenga, Tuci, Blloku dhe dy lojtaret e huaja, arrijnë, ta marrin këtë set 2025. Në setin e katërt Tirana nuk

fal dhe e mbyll me fitoren 2521, duke e dërguar sfidën në golden set. Në këtë set Tirana arrin të triumfojë 15-10 dhe merr me meritë kualifikim­in për në finale. Ndërsa nga ana tjetër, Mirdita pëson disfatën e parë sezonale, në të gjitha kompeticio­net. Shumë i kënaqur me paraqitjen e vajzave, trajneri i Tiranës, Adrian Gorenca, deklaroi: "Një fitore e mrekullues­hme dhe që na jep më shumë kurajë për të pasur një paraqitje sa më dinjitoze në finale. Nuk ka rëndësi se cili mund të jetë kundërshta­ri, për derisa është edhe ai finalist si ne, medoemos është një kundërshta­r i fortë". Nesër do të luhet gjysmëfina­lja tjetër Barleti-Partizani, ku universita­ret e kanë fituar takimin e parë 2-3. Por Partizani është futur fuqishëm në merkato, ku pas braziliane­s Rafaela Fonseka, dje ka zyrtarizua­r edhe amerikanen Jale Harvei. A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania