Panorama Sport (Albania)

Selemerkes dhe Laksalt, “dopieta” e ditës së fundit

Pioli “mbrohet” me ishin, ja pse dështoi Robinson

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ditë e gjatë ajo e djeshmja për Ale ksis Selemekers avioni i të cilit u vonua me dy orë krahasuar me programin. Belgu që do të mbushë 21 vjeç në qershor ka kaluar gjithashtu vizitat mjekësore. Edhe ai do të jetë i huazuar deri në fund sezonit me kosto 3.5 milionë euro, teksa e njëjta shumë do të paguhet edhe për blerjen e tij, e cila do të jetë e detyruar nga ana e Milanit. 180 centimetra i gjatë, Selemerkes është një “xhol” taktik, falë aftësisë për të mbuluar të gjitha rolet e mesfushës. Teorikisht duhet të zërë vendin e Susos në organikën kuqezi, pasi edhe tek Anderlehti mbulonte kryesisht rolin e mesfushori­t të djathtë, me një bilanc prej 2 golash në 64 prezenca. Djaloshit i lindur në Belgjikë, sot do të marrë pjesë në stërvitjen e parë në grup, teksa nesër ndaj Veronës duhet të jetë mes lojtarëve të stolit me fanellën me numrin 56. Pas Erik Gerets në sezonin 1983-‘84 (12 prezenca e 2 gola) dhe Drazhen Bërçiçit në fillim të viteve 2000, Selemekers është belgu i parë pas thuajse 20 vitesh që vesh fanellën e “Djallit”, teksa është i katërti në historinë 120-vjeçare të klubit italian. Bërçiç, në fakt, më shumë sesa për pesë prezencat pa gola në sezonin 2000-‘01, mbahet mend për të qenët pjesë e akordit që e çoi tek Interi për të sjellë Andrea Pirlon te Milani.

DËSHTIMI - Me merkaton që mbyllej në ora 20:00, drejtuesit e Milanit nxituan pasi duhej një zëvendës për Teo Hernandezi­n. Për këtë qëllim u tentua afrimi i Entoni Robinsonit. Anësor mëngjarash te Uigani, 22-vjeçari që është rritur në ekipet zinxhir të Evertonit, zbarkoi në Milano mëngjesin e djeshëm. Ai kreu rregullish­t të gjitha vizitat mjekësore teksa në momentin e firmës çdo gjë u anulua për shkak të mënyrë së pagesës së kartonit. Kuqezinjtë duhet të paguanin 1.4 milionë euro për huazimin deri në fund të sezonit aktual, kur do të kishin mundësinë për të ushtruar të drejtën e blerjes për vlerën e 6.5 milionë eurove. Klubi i Uiganit ka dhënë një tjetër version duke deklaruar se nuk ishte pagesa, por testet mjekësore shtesë që kuqezinjtë kishin në plan për djaloshin. Për t'i kryer do të duheshin 72 orë shtesë, ndaj për mungesë kohë çdo gjë dështoi.Me dështimin e akordit, Milani u “mbrojt” duke kthyer në grup Diego Laksaltin, i cili lë kështu Torinon ku luajti në fazën e parë si i huazuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania