Panorama Sport (Albania)

Agustin Kola: Tirana për për titull, titull, rival ka ka vetëm vetëm Kukësin

"Egbo i duhuri, trajnerët sjellin tensione brenda ekipit"

- OLSI AVDIAJ

Agustin Kola thotë fjalën e tij. Tiranës i duhet një sulmues që të shënojë 25 gola në sezon. Në intervistë­n e tij ekskluzive për "Panorama Sport", ikona bardheblu është i bindur që skuadra do të luftojë deri në fund për të qenë kampionia e vendit. Sulmuesi përjashton Partizanin nga gara për titull, ndërsa pranon se Kukësi është kundërshta­ri real i bardhebluv­e. Dy fjalë për Emanuel Egbonë dhe skuadrën që do të luftojë deri në fund për të marrë trofeun që mungon prej dhjetë sezonesh te bardheblut­ë. Një Tirana-Teuta që luhet në stadiumin e ri?

Si fillim duhet të them që kanë bërë mirë që e kanë kaluar këtë ndeshje në stadiumin e ri. E kam thënë edhe në raste të tjera, stadiumi është si ai i Juventusit. Gjithçka është e bukur. E keni parë dhe do ta shihni vetë që ndeshjet aty dalin perfekte. Nuk ka probleme, zhurmë, prishje. Thjesht do të jetë një ndeshje perfekte. Ambienti ndikon edhe në cilësinë e lojës. Si e keni parë Tiranën gjatë gjithë kësaj kohe?

Kur ishte momenti i ndërrimit të trajnerëve, ju thashë që jam pro Egbosë. Është profesioni­st, plus ka qenë lojtar dhe portier i mirë. E njeh shumë mirë ambientin, shikon punën e tij, ekipin. Pra, sheh familjen. Është njeri familjar dhe shikon familjen e tij. Nuk i hedh sytë te komshiu se çfarë problemesh ka.Tirana është kthyer në familje?

Nuk ka bërë asgjë të madhe. Thjesht ka sjellë frymën e familjes në ekip. Atë që i mungonte Tiranës. Ai është profesioni­st, stërvitje dhe përqendrim si dhe grupi. Futbolli nuk ka shkencë, frymë grupi dhe përqendrim. Është si puna e asaj shprehjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit me thuprat: "Njëra thupër mund të thyhet. Të gjitha bashkë nuk mund të thyhen, sepse bashkimi bën fuqinë". Kjo është ajo që i mungon futbollit, por edhe në jetë. Merkatoja mbyllet më 31 janar. Çfarë i mungon Tiranës nga kjo hyrje-dalje lojtarësh?

Lojtarët që kanë marrë nga Partizani, Batha e Torasa, janë shumë të mirë. Nuk e di, varet nga gjendja e presidenti­t. Duhet një golashënue­s në ekip dhe flas për ata që bëjnë nga 20-25 gola në kampionat dhe jo ata që shënojnë një ndeshje po e tri jo. Shikoni Flamurtari­n, ka mijëra halle, por golat i shënon Sukaj. Ai ka qenë në shumicën e skuadrave. Një lojtar i tillë i duhet Tiranës. Medoemos Tirana duhet ta gjejë një futbollist të tillë. Duke lënë pas renditjen, a mund të themi se Tirana e ka mundësinë për të dalë kampione këtë sezon?

E pranoj që Tirana është për titull. Pati një vazhdimësi të mirë gjatë gjithë këtyre javëve. Për luftën e titullit shoh Kukësin dhe Tiranën. Partizani është larg. Vetëm para tri viteve ishte ekip. Kështu e shoh unë. Është skuadër që të dëmton në çdo moment. Edhe Bylisi luan futboll të mirë, por në mes varet edhe historia dhe Tirana ka me shumicë për të gjithë. Tirana e nisi pretendent­e për kampione, por në momentin që nuk përmendi fjalën titull eci përpara?

Edhe pse mund ta stërholloj­më, gjithmonë Tirana si objektiv ka pasur titullin kampion. Çdo skuadër për këtë objektiv është ndërtuar. Me çfarë shoh, skuadra mund t'ia dalë që të fitojë titullin kampion. Ama Tirana duhet të ketë kujdes, sepse dy barazime dhe derbi të ulin. E patë çfarë morali i dha fitorja me Partizanin ekipit të Tiranës? Nga ana psikologji­ke duhet të jesh i qetë. Edhe në Kupë nuk duhet të gabosh. Egoja për të fituar të çon përpara. Ne kemi luajtur edhe me kooperativ­a dhe kemi fituar. Gjithmonë duhet të fitojë ekipi, ndërsa Partizani mundet në Lezhë. Që këtu fillon skuadra fituese. Cila është skuadra favorite në sfidën mes Tiranës dhe Teutës që do të luhet ditën e diel?

Edhe Teuta ka ekip simpatik. Është skuadër e vështirë, sepse Tiranës i ka marrë barazimin. Gjithsesi, me këto ndeshje që ka bërë Tirana në këto momente me Egbonë në krye shoh një skuadër ndryshe, me harmoni. Tani janë një familje dhe skuadra favorite është Tirana. Çfarë ju ka surprizuar këtë sezon nga ekipi i Tiranës, duke ditur që ka kaluar shumë probleme?

Të gjitha që përmenda më lart. Kam kohë që nuk shoh një problem të vogël në skuadër. Një shqetësim, një sherr. Djemtë kanë ulur kokën dhe kanë punuar. Kjo është e gjitha. E kam thënë gjithmonë, trajnerët sjellin probleme dhe e anasjellta­s. Ju thatë që Kukësi është skuadra që mund ta dëmtojë Tiranën në rrugën për titull. Si mund të ndalet ekipi i Duros?

Si fillim, Tirana duhet të mendojë për ndeshjen e radhës, që është Teuta. Më pas bardheblut­ë luajnë në Shkodër dhe me Skënderbeu­n. Kukësi është shumë larg. Duhet të mendojmë që të heqim ndeshjen e radhës. Edhe Kukësi ka ekip shumë të mirë. Ndeshjet merren shkallë-shkallë. Sivjet është 100-vjetori i Tiranës dhe ka goxha presion që të fitohet trofe...

Shekulli i Tiranës është ngjarje e madhe, jo vetëm për bardheblut­ë, por për futbollin shqiptar. Është një eveniment i madh, por kjo nuk do të thotë që meqenëse është 100-vjetori duhet të marrë titullin kampion. Gjithsesi, ne e duam titullin dhe do të ishte kënaqësi shumë e madhe, nëse ia del dhe merr titullin kampion.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania