Panorama Sport (Albania)

Zgjohet Partizani, Kukësi “shtyp” “shtyp” Flamurtari­n Flamurtari­n

Veriorët marshojnë në krye me Shkurtajn, vlonjatët janë në koma

- TOMOR SHEHU

Luftëtari ka marrë dje një tjetër goditje në luftën për mbijetesë, pasi u mund në shtëpi nga kampionët në fuqi. Partizanit iu desh që të shënonte 3 gola në Gjirokastë­r për të marrë tri pikët e para nën drejtimin e trajnerit Adolfo Sormani, por edhe për të larguar shijen e hidhur të tri disfatave radhazi në fillim të 2020-ës. Për “demat” shënuan Solomon në minutën e dytë, Broja në të 18-ën dhe në të 72ën Melo vulos fitoren 0-3. Të dyja ekipet vinin për të bërë kthesën dhe për këtë arsye edhe trajnerët kishin bërë lëvizje në formacione. Por ndryshimet e përdorura te Luftëtari, ku pati rokadë lojtarësh dhe lëvizje poziciones­h nuk shkuan për mbarë. Portieri Arlis Shala ka qenë i pafat në debutim, pasi gaboi shumë në këtë sfidë duke ia bërë më të thjeshtë suksesin Partizanit. Me këtë trepikësh kampionët largojnë disi presionin, kur dihet që pas humbjes për Kupë në Lezhë, drejtuesit kërkuan me çdo kusht kthesën në Gjirokastë­r. Ndërsa Luftëtari i trajnerit Nikolin Çoçlli me këtë humbje në shtëpi e bën edhe më të vështirë realizimin e misionit mbijetesë.

PJESA E PARË- Trajneri Çoçlli i besoi nga fillimi portierit Shala, pasi Qyrani bëri disa gabime ndaj Tiranës në humbjen 5-1. Edhe disa lojtarë luajtën në pozicione të reja, gjë e cila ndikoi disi te loja e bluzinjve. Partizani ishte më i plotë me rikthimin e të pezulluarv­e që munguan ndaj Kukësit. Të kuqtë janë me fat që në start, pasi arrijnë të shënojnë golin e parë në minutën e dytë, ku Solomon shfrytëzon gabimin e portierit të Luftëtarit. Të etur për fitoren, të kuqtë nuk e ulin tempin, pasi duan edhe golin e dytë e të qetësisë. Në të pestën Solomonin e ndal trau i portës për të shënuar golin e dytë. Në të tetën është Çinari që shpërdoron një mundësi shënimi. Gjirokastr­itët janë të pafuqishëm në manovrën sulmuese dhe janë miqtë ata që kontrolloj­në lojën dhe në minutën e 18-të dyfishojnë me Brojën. Mesfushori kosovar me gjuajtjen e tij nga distanca e gjen të papërgatit­ur portierin Shala dhe rezultati shkon në 0-2. Pesë minuta më vonë Partizani bën një ndërrim të detyruar, ku Solomon me probleme ia lë vendin Braunit. Loja vijon të kontrolloh­et nga miqtë, ndërsa Joan Çela është i vetmi që tentoi të godasë portën në

këtë pjesë, ku në minutën e 37të e ndal portieri Hoxha. Pjesa e parë mbyllet me gjuajtjen e Açkës, që pritet nga portieri Hoxha. 0-2 për “demat”.

PJESA E DYTË- Luftëtari lë në dhomat e zhveshjes kapitenin Demo, i cili me sa duket akoma vuan bllokimin

që i bëri klubi për të kaluar te Kukësi. Në vend të tij u aktivizua Puci. Gjithsesi edhe në pjesën e dytë është e njëjta histori, ku Partizani kontrollon dhe dominon lojën dhe i ka më të shumta rastet për shënim. Të kuqtë kanë disa mundësi shënimi në fillim të pjesës së

dytë, ndërsa Luftëtari goditjen e parë e realizon me Pucin në të 56-ën. Në minutën e 60-të trajneri Çoçlli hedh në fushë Hysenin në vend të Oshafit, por sërish sulmi i përbërë nga Rimal Haxhiu, që ashtu si portieri Shala e kishte debutim në Superiore, si dhe Çela

mbeten të izoluar. Në minutën e 72-të Melo me një predhë nga distanca vulos shifrat në 3-0. Katër minuta më pas braziliani ia lë vendin Feratit, pasi mori një goditje. Në minutën e 78-të Joan Çela tregoi klasin e tij, por shtylla pingule u vjen në ndihmë kampionëve

duke i mohuar golin Luftëtarit. Në minutë më pas Bardhi ka një mundësi, por ndalet nga portieri Shala. Në të 85-ën Bitri ia lë vendin Boldorit dhe gjithçka mbyllet me fitoren 3-0 të Partizanit, i cili me këtë fitore mban gjallë shpresat për titullin.

 ??  ?? LUFTËTARI - PARTIZANI 0-3
Të kuqtë duke festuar golin e Brojës
LUFTËTARI - PARTIZANI 0-3 Të kuqtë duke festuar golin e Brojës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania