Panorama Sport (Albania)

Juvja fiton me dy penallti, Fiore akuzon arbitrat

Portugezi shënoi 50 gola me fanellën bardhezi

-

Rekord pas rekordi. Kristiano Ronaldo vazhdon t'i befasojë të gjithë dhe të shkruajë faqe të historisë së futbollit. Me penalltitë e shënuara kundër Fiorentinë­s, ylli portugez ka barazuar rekordin e një tjetër lojtari të rëndësishë­m në kampin bardhezi. Ai ka arritur të shënojë në 9 ndeshje radhazi në kampionati­n italian, pikërisht si David Trezege, që e bënte diçka të tillë në dhjetorin e vitit 2005. Vetë klubi i Juventusit e njoftoi diçka të tillë përmes rrjeteve sociale. "Kristiano Ronaldo është lojtari i parë i Juventusit që ka shënuar gol në 9 ndeshje radhazi në Serinë A, që nga koha kur diçka të tillë e bënte Trezege", shkruhet në njoftimin e "Zonjës".

50 gola- Ronaldo e barazoi këtë rekord me penalltinë e parë në minutën e 40-të të ndeshjes, ndërsa në të dytën kapi një tjetër shifër të rëndësishm­e. Ishte goli i 50-të me fanellën bardhezi. Në një vit e gjysmë ai ka arritur që të shënojë 50 gola dhe të bëhet një nga lojtarët që e arrin më shpejt këtë shifër me kampionët e Italisë. Kristiano Ronaldo nuk i ka fshehur emocionet për këtë arritje, por mbi të gjitha për fitoren e Juventusit kundër Fiorentinë­s. "Është bukur të rikthehesh te fitorja në stadiumin tonë. Jam krenar që kam shënuar 50 gola me fanellën bardhezi", ka shkruar

Ronaldo. Portugezi është lideri i kësaj skuadre dhe po i udhëheq ata edhe në momentet më të vështira. Por këto nuk ishin rekordet e vetme të portugezit në mesditën e djeshme kundër Fiorentinë­s. Për Ronaldon kjo ishte ndeshja e 50-të në Serinë A me fanellën bardhezi dhe ka kontribuua­r në 50 gola për ekipin e Ju

ventusit me 40 gola dhe 10 asiste. Pas një periudhe pushimi në muajin nëntor-dhjetor, Ronaldo është rikthyer më i frikshëm se kurrë. Ta mendosh që të mërkurën do të festojë 35-vjetorin e lindjes, por mosha për të është thjesht një numër. Duket si një djalosh që argëtohet sa herë zbret në fushën e lojës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania