Panorama Sport (Albania)

Dy gola për 1 minutë, Barcelona likuidon Levanten

Katalanasi­t mundin Levanten dhe shkurtojnë diferencën

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Hapat e gabuar ish in të ndaluar sepse Reali ndodhej +6 pikë dhe Barcelona ia del të fitojë kundër Levantes. Nuk ishte një sfidë e fituar me fat, pavarësish­t emrit të autorit të golave. Këtë herë katalanasi­t luanin më mirë dhe krijonin aksione të rrjedhshme, pavarësish­t se duhet të përmirësoh­en në mbrojtje. Dopieta e Ansu Fatit shkurtoi diferencat me Realin, të cilët janë +3.

FATI REKORDMENA­nsu Fati i ka mahnitur të gjithë në këtë sezon. Nga ndeshja në ndeshje vazhdon të thyejë rekorde. Fillimisht ishte lojtari i dytë më i ri me fanellën e Barcelonës. Ditën e djeshme vendosi një tjetër rekord, duke u bërë lojtari më i ri i historisë së La Ligas që shënon dopietë. Në moshën 17-vjeçare e 96 ditë ai arriti të ndalte dy herë topin në portën e Levantes dhe i dhuroi dhe pikë të arta skuadrës së Kike Setienit. Ky i fundit riktheu skemën 4-3-3 dhe Barcelona nis të funksionoj­ë. Dy gola për një minutë, ekzaktësis­ht në minutën e 30-të dhe 31 Fati shënoi pasi u shërbye nga Lionel Mesi. Në këtë mënyrë ai theu rekordin e Huanmi që kishte shënuar dopietë në moshën 17-vjeçare dhe 115 ditë. Këta gola e çuan në 5 numrin e golave në këtë sezon me katalanasi­t, 4 në La Liga dhe një në Champions. Por rekordet e tij nuk ndalen këtu, pasi ai është lojtari më i ri në historinë e Barcelonës që shënon në La Liga dhe goleadori më i ri i Ligës së Kampionëve, kur gjeti golin kundër Interit.

NDESHJA- Ndryshe nga sfidat e tjera, Barcelona dilte me rrjedhshmë­ri në sulm dhe kishte ide për ta sulmuar kundërshta­rin. Levante qëndronte në mbrojtje dhe donte të luante me kundërsulm. Pasi fati shënoi 2 gola, Barcelona kishte raste të tjera me Grizmanin për ta shndërruar ndeshjen në goledë, ndërsa Levante filloi të reagonte me Moralesin, Roçinën dhe Hernanin. Këta të fundit u ndalën nga portieri Ter Shtegen. Leo Mesi kishte dy raste për të shënuar, por nuk kishte fat, ndërsa në minutat e fundit Levante arriti të ngushtonte diferencën me Roçinën dhe në limite mund të surprizohe­j. Kjo skuadër duhet të përmirësoh­et sepse kundërshta­rët i shënojnë shumë shpejt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania