Panorama Sport (Albania)

Manaj gol dhe të kuq, shënon edhe Roshi

Dy të verdhë në 49', 22-vjeçari del me karton të kuq

- OLSI TUJANI

Stërvitja e dytë me Mesin dhe goli i parë me fanellën e Barcelonës. Dje, për Rei Manajn, emri në listë nuk ishte në ekipin e yjeve, por në skuadrën B të katalanasv­e, pikërisht për ku edhe është blerë, në mënyrë që të ketë mjaftueshë­m hapësirë dhe t'i japë një dorë për ta ngjitur në La Liga Dy. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë sa i zoti, i pafat, por edhe pak pa eksperienc­ë në gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë.

HERO

Rei Manaj ka udhëhequr sulmin e katalanasv­e në fillimin e ndeshjes kundër Pratit. Skuadra e Barcelonës B ka qenë dominuese dhe ka krijuar një mori rastesh për shënim. Në minutën e 27-të, është pikërisht Rei Manaj që gjen golin e parë të vlefshëm për skuadrën e Barcelonës B. Një javë më parë, në debutim, ai gjeti rrugën e rrjetës, por goli nuk iu akordua, duke qenë se u konsiderua faull. Dje, shqiptari u vu përballë portës nga pika e bardhë e 11 metrave dhe me ftohtësi, gjuan tokazi dhe në mes të portës duke mos i dhënë shanse portierit kundërshta­r. Jo vetëm kaq, por Manaj iu afrua edhe me goditje me kokë golit. Pa fat. Një tjetër ishte traversa e goditur prej tij.

PA EKSPERIENC­Ë

Rei Manaj është vetëm 22 vjeç, por ndaj tij ushtrohet presion si të ishte lider prej dekadash në fushë. Bomberi i Kombëtares shqiptare dje është ndëshkuar me dy kartonë të verdhe krejt të panevojshë­m dhe mbase edhe të shmangshëm prej tij. Të parin, në të 31-tën minutë, një duel ajror i shqiptarit me dorën e hapur drejt fytyrës së mbrojtësit kundërshta­r i kushton karton. Në këtë rast, edhe mbrojtësi kundërshta­r e bën detyrën e tij, teksa sapo sheh dorën fare afër në fytyrë, bën pjesën e të dëmtuarit.

"DJALL"

Barcelona B po fitonte, ishte në avantazh të një goli dhe po krijonte volum rastesh. Mirëpo, në fund të fraksionit, Manaj tregon edhe një herë mungesë eksperienc­e. Në fund të kohës shtesë në të parën, Rei Manaj sërish në duel me një mbrojtës kundërshta­r, pasi i fiton pozicionin ai, Manaj e tërheq me dorë në shpatull dhe fyt. Arbitri është fare pranë dhe e ndëshkon sërish me karton, që është i dyti për sulmuesin e Kombëtares. Barcelona B luan pjesën e dytë në inferiorit­et numerik, por pasi barazohet në minutën e 77-të nga Raijo, gjen golin e fitores në 90-të me De La Fuente. Një gol për 3 pikë që i japin mundësinë shqiptarit të shohë Barcelonën B në vendin e dytë, me golin e tij të parë për katalanasi­t.

 ??  ?? Rei Manaj në momentin e
ekzekutimi­t të penalltisë
Rei Manaj në momentin e ekzekutimi­t të penalltisë
 ??  ?? Rei Manaj në duel me dorë të hapur kundrejt mbrojtësit, konsideroh­et bërryl në fytyrë dhe merr kartonin e parë të verdhë
Rei Manaj në duel me dorë të hapur kundrejt mbrojtësit, konsideroh­et bërryl në fytyrë dhe merr kartonin e parë të verdhë
 ??  ?? Kartoni i dytë i verdhë për Manajn
Kartoni i dytë i verdhë për Manajn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania