Panorama Sport (Albania)

Vllaznia dhe Skënderbeu, transferta “ferri”

Trajneri boshnjak i Bylisit pret sot kthesën e madhe në kampionat

- Një mesazh për tifozët...? Erjon Saliu

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, e sheh skuadrën e tij më të fortë në këtë pjesë të dytë të sezonit. Sipas tij, në skuadër është futur një konkurrenc­ë e madhe që do t'i bëjë mirë grupit.

Në konferencë­n për shtyp pas udhëtimit drejt Ballshit, Jonuz theksoi se shkon vetëm për fitore, duke mos pranuar se do ta kënaqte edhe një pikë në këtë transfertë. Bylisi ia...

Veljko Dovedan rikthehet sot në stol pas dy ndeshjeve radhazi që i ndoqi nga tribuna prej pezullimit nga Disiplina. Trajneri boshnjak i Bylisit, dje në një intervistë për "Panorama Sport", beson shumë se dy humbjet e fundit në kampionat do të shoqërohen me një rikthim te triumfi ndaj Vllaznisë në stadiumin "Adush Muçaj". Dy humbje në kampionat dhe më pas fitore në Kupë. Si e komentoni këtë nisje të vitit 2020?

Skuadra ka vijuar aty ku e lamë, të paktën me lojë dhe me frymën e grupit. Kontigjent­i i pjesës së parë është ruajtur,

por kemi marrë dy humbje që nuk kanë qenë të merituara. Gjithsesi, do të shohim para...

Jua ka plotësuar kërkesat presidenca për merkaton?

Po, janë afruar shumë lojtarë. Nga ana tjetër, janë larguar kryesisht ata që nuk përmbushën pritshmëri­të tona. Tashmë

jemi të dubluar në çdo rol, me lojtarët që kanë kualitet dhe që vijnë me minuta në këmbë.

Bylisi është më i fortë se ai i pjesës së parë të sezonit?

Sigurisht, sepse edhe sikur të mbanim vetëm grupin që kishim është plus, pasi lojtarët janë një hap më para, e njohin më mirë

njëri-tjetrin dhe djemtë e rinj rriten edhe më shumë. Mendoj se jemi shumë mirë. Na pret një garë e gjatë dhe e vështirë.

Cilat janë synimet e Bylisit në pjesën e mbetur të sezonit?

Sa më lart të ngjitemi. Nuk është rastësi të kryesosh Superioren për shtatë apo tetë javë, apo të jesh në vend të dytë për thuajse dy fazat e luajtura. Por, s'kemi arritur asgjë. Gara vazhdon, ne jemi forcuar dhe kemi synime që të jemi në vendet e kreut, por edhe në Kupë.

Skuadra ka shumë lojtarë të rinj. Po punohet edhe për

të ardhmen?

Skuadra është në rrugë të mbarë. Fryma jonë është ajo e grupit dhe nuk varemi nga një, dy apo tre lojtarë, por luftojmë të gjithë. Ju e shikoni freskinë fizike. Nuk dua të përmend emra, por kam djem heronj që luftojnë fort. Kjo eksperienc­ë këtë sezon do të sjellë një Bylis shumë më të fortë për të ardhmen.

Sot do të luani kundër Vllaznisë. Çfarë prisni nga ky takim?

E vlerësoj Vllazninë, për nga emri dhe kualitetet që ka, por duam fitoren e parë për këtë vit, e aq më tepër që luajmë në fushën tonë.

Tani ata e dinë dhe vetë që Bylisi nuk është rastësi, dua që të vijnë të na mbështesin, madje edhe jashtë, me mundësinë e tyre, sepse kjo skuadër është e Ballshit. Së bashku do të jemi shumë më të fortë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania