Panorama Sport (Albania)

Apolonia me “5 yje”, Dinamo trondit Erzenin

Skuadra e trajnerit Mërgjyshi parakalon Lushnjën rivale dhe pret me qetësi Pogradecin

- BUJAR RAMA

Apolonia ka arritur një fitore të thellë ndaj Shënkollit. Plot 5 gola shënuan fierakët, kundrejt 1 të miqve. Pas humbjes me Lushnjën në javën e 11-të, ata regjistroj­në të 4-ën fitore radhazi, 3 në kampionat dhe 1 në Kupë. 5 gola për 3 pikë janë mjaftueshë­m bindës dhe Apolonia parakalon Lushnjën, duke u ngjitur në vend të dytë të Grupit B.

PJESA E PARË - Apolonia shfaqet agresive, ndonëse ka mungesa dhe mosha mesatare e ekipit është 19.8 vjeç. Në minutat e para janë dy goditje të fierakëve, ku njëra përfundon jashtë dhe tjetra pritet në dy kohë nga Bajri. Në minutën e 7-të Gjata zbulohet nga e majta, gjuan fort tokazi, por jashtë. Në minutën e 13-të, Gjata, pas një pasimi nga mbrojtja, futet në zonë, gjuan saktë dhe 1-0. Bardhejesh­ilët zhvillojnë një lojë “asfiksuese” për kundërshta­rin, sidomos nga krahu i djathtë. Spikat loja e Zaimajt, i cili duket sikur luan prej kohësh me Apoloninë. Pikërisht ky lojtar shënon golin e dytë në minutën e 18-të, teksa gjuan saktë topazi. Dy ndeshje dhe 2 gola me Apoloninë për këtë futbollist. Fierakët kërkojnë golin e tretë dhe Mehmeti kroson nga e djathta, kapiteni Sota, i ardhur në ndihmë të sulmit, gjuan me kokë, por mbi tra. Në të 35-ën Gjata ka një mundësi të mirë, por tregohet më tepër altruist se duhet dhe duke dashur të shërbejë për Mihanën, gabon në pasim. Në të 37-ën lezhjanët shfaqen për herë të parë në portën e Harizajt, ku Ruben Danaj rrëzohet brenda zonës dhe pretendon për 11-metërsh, por gjyqtari Zhuli vijon lojën. Në shtesë vjen dhe goli i tretë, Mihana kroson në shtyllën e dytë dhe Mehmeti gjuan saktë me kokë. 3-0 për Apoloninë.

PJESA E DYTË - Apolonia dominon totalisht, ndërsa Shënkolli shpreson të përfitojë nga ndonjë shpërqendr­im i fierakëve dhe kjo ndodh në të 55ën, kur Redon Danaj sheh daljen e Harizajt, gjuan nga rrethi i mesit të fushës dhe topi shkon në rrjetë, 3-1. Apolonia nuk e ul ritmin, Mehmeti ekzekuton një goditje dënimi, por grushton Bajri. Pak minuta më pas Zoga shmang dy mbrojtës brenda zonës dhe pason në shtyllën e parë për Gjatën, i cili bën më të vështirën dhe gjuan jashtë. Në të 66-ën fierakët fitojnë një goditje dënimi në hyrje të zonës mike, gjuan Sokol Ymeraj, topi përplaset në tra dhe përfundon në rrjetë. Apolonia mbetet e freskët në fushë dhe në shtesë Krasniqi “kopjon” golin e Gjatës. Një fitore bindëse dhe Apolonia është 1 pikë pas Pogradecit kryesues, që vjen të shtunën në “Loni Papuçiu”.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania