Panorama Sport (Albania)

Martini: E vështirë me dhjetë vetë, Tiranës i falëm një gol

Trajneri i Teutës: Kale simuloi ndaj Çyrbjes

-

Në fjalën e tij për “SuperSport” pas ndeshjes me Tiranën, trajneri i Teutës, Edi Martini, është ndalur te vendimet e arbitrit. Ai gjithashtu ka dashur që të japë një mesazh të qartë se te Teuta kur gabojnë, e bëjnë të gjithë dhe jo vetëm një lojtar.

GABIMI I PORTIERIT- “Ai është gabimi fatal, te goli. Një gol e dhuruam, por këto gjëra ndodhin në futboll. Dua të përgëzoj lojtarët për lojën që bënë. Rasti tjetër fatal ishte dalja me të kuq e Çyrbjes. Të jesh me një lojtar mangët për 60 minuta, është shumë e vështirë”.

SULMI- “Duan pak kohë që të tregojnë veten dhe të ambientohe­n sulmuesit. Kishim mundësi të mira me Çyrbjen në fillim. E kam thënë, golin nuk e bëjnë vetëm sulmuesit, por e gjithë skuadra”.

EKIP NERVOZ- “Nuk mendoj se ndeshja nuk ishte e acaruar.

Aleksi është një lojtar që e karakteriz­on grinta, madje dhe në stërvitje. Çyrbja ishte pak nervoz, në rastin e kartonit të kuq, ishte e pafalshme. Nuk e di ku kanë qenë anësorët në atë moment. Ishte një simulim nga lojtari i Tiranës, te kartoni i kuq. Gjesti i Çyrbjes ishte gjest antisporti­v, pa dyshim. Janë vendime që ndryshojnë rrjedhën e lojës. Jam i kënaqur me mënyrën se si luajtën djemtë, por ne do të ecim përpara”.

GABIMET- “Nuk dua të gjej fajtorin. Kur gabojmë, gabojmë të gjithë, dhe kur fitojmë, fitojmë të gjithë bashkë. Në këtë gol, kam dyshim për pozicion jashtë loje. Është shumë rast i vështirë, dhe nëse ka qenë në vijë të drejtë, anësori është vështirë ta shohë. Nëse ka qenë në vijë të drejtë, Ngo i mbulon rrezen dhe është disi e vështirë”.

KALLAKU- “Ai sot (dje) bëri një ndeshje të mirë dhe pse jo në ditën më të mirë, por nga java në javë ai është në rritje. Besoj se do të jetë shumë i nevojshëm për ekipin. Nuk kam pse të diferencoj ata që bënë gabime”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania