Panorama Sport (Albania)

Mungon një penallti për Tiranën, kartoni i kuq ishte i ekzagjerua­r

-

Ka qenë një ndeshje e bukur dhe e menaxhuar jo keq nga kryesori Kreshnik Bajramaj dhe 5 ndihmësit e tij. Përveç dy rasteve të diskutuesh­me, ndeshja ka shkuar mirë.

12’ Tirana pretendon për një penallti, pas pengimit në zonë të Kobinës. Lojtari mbahet prej fanelle prej Emiliano Vilës. Bajramaj nuk e mendon se ka ekstremite­tet e një penalltie. Është rast i diskutuesh­ëm, por anon më shumë nga penalltia, pasi sulmuesi bllokohet në zonë nga mbrojtësi i Teutës.

25’Pengohet sërish Torasa në qendër të zonës, por gjyqtari thotë se ndërhyrja e Aleksit ishte e rregullt. Pamjet tregojnë se lojtari ka kapur topin. Vendim i drejtë.

27’Frashëri godet keq sferën, duke i dhuruar topin Kalesë, ky i fundit pason te Ngoja që me portën bosh godet lehtë dy e herë e shënon. Ka një dyshim për pozicion të parregullt të ngosë në momentin e marrjes së topit, por pamjet filmike tregojnë se sulmuesi ka qenë në vijë me Kalenë që pason sferën.

42’ Çyrbja tenton të godasë Kalenë me shpullë. Braziliani shtrihet në zonë, ndërsa gjyqtari Bajramaj i jep të kuq direkt lojtarit të Teutës. Pamjet filmike janë të qarta. Çyrbja ka bërë veprimin, duke tentuar ta godasë lojtarin e Tiranës. Nuk e godet. Gjesti është i rëndë dhe ka ekstremite­tet e një të kuqi, ndonëse mund të ishte kursyer. Nga ana tjetër, Kale simulon, pasi nuk goditet nga Çyrbja. Rast që mund të ketë diskutim, nëse gjyqtari është treguar shumë i ashpër me njërën palë dhe tolerant me tjetrën.

52’ Gomesh merr krahun, kroson në qendër për L.Vilën që gjuan me kokë, topi ndalet nga Doka. Durrsakët kërkojnë penallti, por nuk është dakord gjyqtari Bajramaj. Pamjet filmike tregojnë se nuk ka prekje të topit me dorë, por vetëm goditje në trup.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania