Panorama Sport (Albania)

Egbo: Ishte fitore karakteri, s’gëzoj për gabimin e Frashërit

“Ju tregoj kërkesat në pushim, Stivi? Portier cilësor”

-

Emanuel Egbo është goditja më e madhe e kësaj Tirane. Njeriu që e largoi krizën si të mos kishte ekzistuar kurrë në dy fazat e para të Tiranës dhe me gjashtë fitore radhazi në kampionat, shtatë në total me gjithë Kupën, po i bën kryeqyteta­sit ekipin për t’u ndalur. Megjithatë, në deklaratën dhënë për mediat pas fitores në “Air Albania” kundër Teutës, numri një i pankinës së kryeqyteta­sve nuk e pranon ende artikulimi­n e titullit. “Duhet të jemi me këmbë në tokë. Nuk duhet akoma që të mendojmë për titullin, por vetëm që të marrim ndeshjet një nga një. E kemi thënë dhe do t’i bëjmë llogaritë në fund. Mos prisni kurrë që të them se jemi për titull”, është shprehur trajneri në deklaratën e dhënë për mediat pas ndeshjes.

“GOL PAS GOLI”

I drejtpërdr­ejtë, por edhe pozitiv. Egbo është njeriu që nuk bën kurrë polemika. Përkundraz­i, madje di të vlerësojë në deklaratën për “Gol pas Goli” edhe ish-nxënësin e vet që i fali një gol me gabimin e tij.

Fitore me përmbysje ku Tirana tregon karakter...

Ekipi ka treguar karakter dhe personalit­et me këtë ndeshje, siç edhe në të gjitha të fundit. Arritëm ta përmbysnim rezultatin që në pjesën e parë dhe kjo nuk është diçka e thjeshtë. E vlerësuam maksimalis­ht Teutën, sepse e kemi rival direkt dhe donim të merrnim vendin e dytë. E dimë që Teuta luan e ekuilibrua­r dhe jemi të parët që i shënojmë dy gola në një pjesë ose që e përmbysim rezultatin që në pjesën e parë. Me vetëm 12 gola të pësuar, e

kanë treguar që nuk janë ekip i lehtë.

Pse nuk e shënoi Tirana golin e sigurisë?

U thashë lojtarëve në pushim se duhet të shfrytëzoj­më hapësirat që ata do të krijojnë dhe të shënojmë golin e sigurisë. Pas tij, mund të vinin edhe të tjerë. Rëndësi ka që morëm 3 pikët që na takojnë.

Një ish-nxënës juaji, Frashëri, ju dhuroi golin e parë. Ai gabim i tiji më shumë ju gëzon apo hidhëron?

Edhe unë kam qenë portier dhe asnjëherë nuk ndihesh mirë kur edhe kam bërë gabime. Gjithmonë kur bën gabime të tilla një portier nuk vjen mirë, edhe pse janë portierët kundërshta­rë. Ai (Frashëri) ka qenë lojtar kyç te Teuta-Laçi dhe ka pritur shumë raste duke e shpëtuar ekipin. Sot (dje) ndodhi ndryshe. Kështu është futbolli, por unë nuk jam i lumtur që ai pësoi dy gola, pasi është një portier shumë i mirë.

Do të luani sërish në “Air Albania” apo në “Selman Stërmasi”?

“Selman Stërmasi” është shtëpia jonë dhe ne do të luajmë atje. Nuk është e thënë që do të vijomë t’i zhvillojmë të gjitha ndeshjet këtu në “Air Albania”. Vetëm disa ndeshje kanë rëndësi të veçantë, po.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania