Panorama Sport (Albania)

Tifozët lagin Frashërin, Rusta ekzalton turmën

- Olsi Avdija

Entuziazëm, komoditet, mbështetje masive e ekipit që duhet të shtohet akoma edhe më shumë me formën që po tregon. “Panorama Sport” sjell momentet pikante, çfarë nuk u ndoq në televizion nga fitorja e Tiranës përballë Teutës:

* Skuadra do të marrë premio. Më saktë, bonus. Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se shuma nuk është caktuar, por si zakonisht mund të shkojë deri në 50 mijë lekë për kokë.

* Në fillim të pjesës së dytë, Frashërit i bie që të jetë në krahun e tifozëve të Tiranës. Ata e presin me egërsi, por Frashëri nuk tutet. Tifozët madje e lagin me ujë ish-futbollist­in e Tiranës.

* Me kënaqësi dhe ekzaltim e presin tifozët bardheblu gjyqtaren e linjës Emanuela Rusta gjatë pjesës së dytë. Ka edhe ndonjë shishe tepër në fushë, por gjithsesi veprime që nuk është se prishin atmosferën e ndeshjes së djeshme. * Klubi Tirana kishte krijuar një atmosferë festive para takimit, duke hapur sërish banderolën e madhe në mes të fushës, “Ne jemi Tirona”. Muzikë para ndeshjes. Ishte këngëtari Mato Lale ai që për 10 minuta ekzaltoi stadiumin. * Para takimit, Kristi Vangjeli merr veçmas Ismajlgeci­n, duke i dhënë këshillat e fundit të rastit, pasi mbrojtësi i krahut ishte preferuar ndaj Hoxhallari­t. * Renato Arapi ka qenë i pranishëm jo në fushë, as në stol, por në tribunë, për shkak se ishte i dëmtuar.

* Ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ishte i pranishëm në tribunë, së bashku me presidenti­n Refik Halili.

* Vetëm 15 sekonda para se të shënonte golin Agustin Torasa, ndihmësi i Egbosë e thërret dhe i thotë të spostohet majtas dhe të hyjë diagonal në zonë. Me lëvizjen e parë, argjentina­si shënon gol.

Në fushë ishin dy gjigandët e gjatësisë, Majkëll Ngo dhe Gomesh. Të dy nga 198 cm në fushën e lojës, por ndryshimin e bëri anglezi që arriti të shënojnte në portën e Teutës. * Kobina pas penalltisë së padhënë kapet me Aleksin, por ndërhyn gjyqtari, i cili ndan palët nga një sherr i mundshëm.

Emanul Egbo proteston te gjyqtari i katërt për rastet e penalltisë, por arbitri i gatishmëri­së sqaron se është vendim i kryesorit dhe nuk mund të bëjë asgjë.

* Në minutën e 87-të, Egbo tregohet josportiv, teksa një top në anësore e shtyn më tej për të mos e marrë shpejt lojtarët e Teutës.

* I fundit nga stadiumi është larguar presidenti Refik Halili. Ai nuk ka lënë pa takuar të gjithë miqtë e tij dhe dashamirës­it e skuadrës bardheblu.

* Majkëll Ngo nuk ndalet. Bën “selfie” në fushën e lojës, në krahun e tifozëve së bashku me gjithë ekipin.

* Në fund të takimit, lojtarët e të dyja skuadrave janë takuar me përzemërsi. Emiljano Vila qëndroi gjatë me Bathën, ndërsa Tefik Osmani u shtrua në muhabet me stafin e Teutës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania