Panorama Sport (Albania)

Diferencat me Kukësin, Batha: Ja si mund ta kapim kreun

Mesfushori: Grup harmonik dhe i fortë, ja sekreti

-

Idriz Batha, autori i pesë golave dhe i një loje çdo javë në rritje, është një prej “sekreteve” të kësaj Tirane. Mesfushori i bardhebluv­e, javë pas jave përkrah të riut të talentuar Çelhaka, kanë forcuar një dyshe prej “veteranësh” me forcën për të ndërtuar digën para mbrojtjes, por edhe me shpejtësin­ë dhe cilësinë për të ndërtuar sulmet e 24 herë kampionëve. Në deklaratën e dhënë për “Gol pas Goli” në fund të ndeshjes, mesfushori tregon çfarë po e mban ekipin bardheblu në ritmet ideale.

FITORJA – “Do t’i marrim ndeshjet një e nga një, pa e menduar titullin sepse është shumë larg. Ekipi e tregoi forcën edhe duke përmbysur rezultatin. Gjithashtu, në javët e fundit ka treguar edhe se ka forcën për të fituar ndaj çdo kundërshta­ri. Ishte edhe ambienti, tifozëria shumë e zjarrtë dhe të gjithë bashkë e kthyem këtë rezultat”.

NDRYSHIMET – “Ndoshta tani lojtarët janë afruar më shumë me njëri-tjetrin, pasi Tirana thuajse ndryshoi 80% të ekipit. Normalisht që çdo ekip kërkon kohën e vet. Tani lojtarët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, kanë formuar një grup të fortë aty dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.

RASTI I HUMBUR – “S’di çfarë të them për atë rast. Ishte komplet faji im. Gjëra që ndodhin. E rëndësishm­e është që të fitojmë dhe unë le të humbas shumë raste nëse ndodh kjo.

ARBITRI – “Nuk e preka arbitrin. Të jeni të sigurt që po ta kisha prekur, edhe mund të binte në tokë, por nuk e preka sepse e mendova se ishte gabim. Kur jam aty në fushë, nuk jam vetvetja si të thuash. Nuk besoj ta kem prekur ose të kem bërë ndonjë gjë kundër arbitrit”.

KRAHASIMI ME KUKËSIN – “Ekipet në Shqipëri nuk është se kanë diferenca të mëdha. Diferencat i bëjnë ekipet që janë më të bashkuara dhe e marrin çdo ndeshje si një finale. Nëse do të jemi me këmbë në tokë, të bashkuar si tani, besoj se mund të dalim në krye. Edhe pak me fat. Më shumë se Kukësi nuk di të them se kemi diferenca të mëdha. Edhe ne kemi cilësitë tona dhe emrin tonë”.

DRIBLIME NË ZONË – “Është këshillë e vlefshme nga një si ju (Bledi Shkëmbi). Është këshillë shumë e vlefshme që të mos mbaj shumë topin si në situatën që kisha gjatë ndeshjes me Teutën. Nuk bëra zgjedhjen e duhur”, ka deklaruar Idriz Batha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania