Panorama Sport (Albania)

Halili: Halili: Ekipi Ekipi bind, bind, do do ketë ketë premio premio

“Jemi një grup i bashkuar, lojtarët duhet ta pranojnë stolin njësoj si Osmani”

- OLSI AVDIAJ

Refik Halili ishte i lumtur në fund të sfidës me Teutën. Skuadra e tij është duke kaluar një moment fantastik, teksa ka regjistrua­r shtatë fitore në shtatë ndeshjet e fundit, përfshi edhe atë të Kupës. Për këtë meritë ka pa dyshim edhe trajneri Emanuel Egbo. Në një prononcim pas ndeshjes për mediat, presidenti i Tiranës, Refik Halili, pas triumfit ndaj Teutës deklaroi se gjithçka për Tiranën po shkon mirë. "Është shumë shpejt për të folur për punë titulli. Kam folur edhe me skuadrën, edhe me drejtuesit. Kemi bërë takime të shpeshta. Të rrimë me këmbë në tokë dhe t'i marrim ndeshjet një dhe nga një. Nuk duhet të mendojmë për ndeshjet e tjera, përveçse asaj të radhës", është shprehur në fillim Halili. Ky i fundit foli edhe për avantazhin ndaj skuadrave të tjera. "Më pëlqen. Më duket se skuadra ka gjetur veten (për të mos e marrë mësysh). Është aty ku duhet të ishte nga ndeshja në ndeshje, po punojmë, skuadra po sh

kon mirë. Na ka ndihmuar edhe fati. Shpresojmë që të vazhdojmë në këtë rrugë. Kontingjen­t lojtarësh ka goxha. Merkatoja e janarit është edhe e mirë, por është edhe shumë e rrezikshme. Konkurrenc­a nganjëherë nuk bën edhe mirë shumë. Egbosë i kemi plotësuar çdo dëshirë. E kemi vrarë shumë mendjen për qendërmbro­jtës, por nuk ka pasur të lirë. As në Kosovë, as në Maqedoni. Sidibe do të mbulojë qendrën e mbrojtjes nëse do të jetë nevoja. Pa tifozë nuk ka festë, pa tifozë, nuk ka futboll. Përzgjedhj­en e stadiumit e kanë bërë edhe lojtarët. Dëshira ka qenë shumë e madhe imja për ta bërë këtu", pohoi presidenti i bardhebluv­e. Ky i fundit preku edhe temën e tifozëve. "Pa tifozë nuk ka ndeshje. Nuk ka festë. Ka qenë dëshirë e lojtarëve dhe sidomos imja që të luanim këtu. Kemi edhe dy ndeshje të tjera që do t'i luajmë me Kukësin dhe Partizanin. I bën mirë skuadrës të luajnë këtu. Për tifozët do të mendojmë që t'ua shpërblejm­ë shpenzimin që ata bënë. Shpresojmë që t'ua lajmë në vazhdimësi. Do ta bëjmë falas një ndeshje, për të mos i dëmtuar ekonomikis­ht", vazhdoi më tej presidenti i 24 herë kampionëve. Halili preku edhe temën e konkurrenc­ës në skuadër dhe faktit që edhe kapiteni qëndron në stol. "Nuk mund të flas fare për këtë gjë. Kemi parë që edhe lojtarë të mëdhenj të botës futen në momentin e fundit. Ka edhe gjëra të tilla, por nuk është problem për mua dhe për skuadrën. E shikoj që ka një bashkim të grupit, por ka dhe shumë gjëra të tjera. Nuk ka grindje brenda. Nuk ka njerëz, të cilët duhet ta pengojnë skuadrën. Ka pasur më përpara pa dashje. Osmani që ka qenë lider në skuadër, qëndron në stol dhe nuk bën llafe. Kur i nevojitet trajnerit, është i gatshëm të luajë. Kjo i sjell ekuilibra të mirë skuadrës. Në fund mund të them se nuk është e vërtetë që kishte premio 3 milionë lekë të reja. Premio ka pasur, por nuk ka qenë aq e madhe, ka qenë e vogël", u shpreh Halili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania