Panorama Sport (Albania)

Jonuz, Jonuz, gati gati për për revansh revansh në në Ballsh Ballsh

"Bylisi ka një skuadër të mirë, por lojtarët e mi do të luajnë për tri pikë. Pres shumë nga Zhunior"

- ADMIR URUÇI

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, e sheh skuadrën e tij më të fortë në këtë pjesë të dytë të sezonit. Sipas tij, në skuadër është futur një konkurrenc­ë e madhe që do t'i bëjë mirë grupit. Në konferencë­n për shtyp pas udhëtimit drejt Ballshit, Jonuz theksoi se shkon vetëm për fitore, duke mos pranuar se do ta kënaqte edhe një pikë në këtë transfertë. Bylisi ia doli të mposhtte Vllazninë në fazën e dytë në Shkodër në një ndeshje me polemika dhe tashmë maqedonasi që drejton Vllazninë kërkon revanshin pikërisht në stadiumin "Adush Muça". Trajneri komenton edhe merkaton, të cilën shkodranët e mbyllën me katër afrime. Sa ka ndikuar në psikologji­në e ekipit barazimi i fundit ndaj Flamurtari­t për Kupën e Shqipërisë?

Të them të drejtën, e kam parë situatën në ekip, jo vetëm në këto tri ndeshje që kemi luajtur për këtë vit, por edhe në miqësoret e zhvilluara në Maqedoni. Kemi pasur disa largime nga skuadra dhe jemi përforcuar me disa lojtarë të tjerë. Tani ka një konkurrenc­ë në skuadër dhe kjo është në të mirën tonë. Pavarësish­t se ndaj Flamurtari­t në mesjavë ne arritëm një barazim, përsëri mund të them se do të bëjmë më të mirën në takimin e kthimit. Tani i gjithë përqendrim­i ynë është te ndeshja me Bylisin. Është shumë e rëndësishm­e për të dyja skuadrat ky takim. Lojtarët e mi duhet që të luajnë fort dhe të japin gjithçka në fushë.

Ju e njihni skuadrën e Bylisit. Çfarë ju tremb më tepër?

Bylisi është një skuadër që ka lojtarë të mirë, por mbi të

gjitha ka një grup të fortë. Me sa di, atyre do t'u mungojë një lojtar shumë i rëndësishë­m si Guindo dhe kjo do të jetë favor për ne. Por, nuk është një garanci për fitoren tonë. Unë besoj te lojtarët e mi, por do të japin gjithçka në fushën e lojës dhe do të luftojnë për fitore. Vllaznia ka rezultate më të mira jashtë fushës. Në Ballsh do të shkoni për tri pikë apo kënaqeni edhe me një barazim?

Shkojmë vetëm për të fituar.

Çfarë prisni nga pjesa e mbetur e sezonit?

Janë tre muaj për t'u luajtur. Ne kemi shanse si për kampionati­n, ashtu edhe për Kupën, por këta djem kanë nevojë për mbështetje.

Ardhja e sulmuesit brazilian, Zhunior, ju ngroh për golat?

Vllaznia e njeh këtë lojtar. Është një sulmues i mirë edhe për mua. Gjendja e tij është optimale dhe do të jetë nga minuta e parë në fushë kundër Bylisit.

Tashmë keni disa sulmues në dispozicio­n...?

Kjo është në të mirën e ekipit. Në bazë të kundërshta­rit do të shikojmë se si do të rreshtohem­i në fushë. Kjo ka të bëjë me zgjidhjet taktike. Para se të mbyllej merkatoja, theksuat se te Vllaznia do të vinte edhe një mesfushor. Çfarë ndodhi?

Ne e pritëm këtë lojtar, por nuk erdhi. Megjithatë, kemi disa zgjidhje për mesin e fushës, si Krymi, Ramadani apo edhe Adili, Hygor, Kruja etj. Alternativ­at që kam më lejojnë që ta ndryshoj formacioni­n. Besoj se kam një grup të mirë, pavarësish­t se gjithçka mund të ndodhë, pasi çdo takim është një aventurë, ashtu siç është edhe vetë jeta.

Me këto afrime mendoni që Vllaznia do të pretendojë edhe për më shumë?

Normale. Do të kërkojmë më shumë në këtë sezon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania