Panorama Sport (Albania)

Çoçlli: Dy golat e parë i dhuroi portieri, ja pse bëra ndryshime

- Merkatoja sa ka ndikuar?

Ju tregoj pse e ndryshova portierin

Luftëtari humbi me rezultatin 0-3 nga Partizani në shtëpi. Trajneri i gjirokastr­itëve, Nikolin Çoçlli, në prononcimi­n e dhënë pas ndeshjes për “SuperSport”, u shpreh se skuadra nuk mund të bënte diçka më shumë, kur ndeshja nisi në disavantaz­hin e dy golave. Ai sqaroi edhe ndryshimet në formacion, kryesisht për aktivizimi­n e portierit Shala.

Humbje në kundërshti­m me atë që bëtë me Kukësin, pse ndodhi kështu?

Pa dyshim ishte një ndeshje e vështirë, pasi Partizani kërkonte kthesën, të cilën e realizoi. Nuk jemi një skuadër e madhe. Nuk jemi as Reali dhe as Barcelona që të kthejmë ndeshjen nga 0-2, pasi dy gola që pësuam, i fali portieri. Çfarë mund të presim kur pësojmë 2 gola që në fillim, pasi jemi dhe një skuadër e brishtë në të gjitha nivelet. Mendova të bëja çdo gjë si çdo trajner në një moment të tillë. Lojtarët u munduan të bëjnë diçka, por trauma ishte e madhe.

Pse aktivizuat Shalën dhe jo Qyranin?

Duhet të dimë një gjë, është një shprehje: Portieri është çatia e shtëpisë. Kur kam ardhur, kam dashur të marr një portier me eksperienc­ë. Në merkato, gjendja ishte e hallakatur. Pas paraqitjes jo të mirë të Qyranit

në Tiranë, vendosëm të luante Shala. E prisja të gabonte, por jo kaq shumë.

Kishte shumë ndryshime në raport me ndeshjen me Kukësin?

Arsyet që u bënë këto lëvizje ishin: Me Dushkajn donim të neutralizo­nim Trashin; me Demon doja të siguroja prapavijën, mendova ai që do japë një shembull të mirë në skuadër. Oshafi luajti si sulmuesi i dytë, pasi luan në dy pozicione.

Merkatoja do bëhej, por jo në rangun e lojtarëve cilësorë. Një lojtar cilësor ka një vlerë të madhe. E kam thënë dhe më kanë premtuar se do të ketë lojtarë të rinj me perspektiv­ë. Merkatoja na penalizoi që të kishim një fryt të mirë. Zaimi dhe Spahiu na dhanë shenja të mira, por mosrealizi­mi i merkatos na dëmtoi. Lojtarët janë të rinj dhe kundër Partizanit do të kenë emocione. Shumë shpejt pësuam dy gola. Lojtarët i porosita që mos të pësonim gola në 30 minutat e para. Kjo është situata, por kurrsesi nuk dorëzohemi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania