Panorama Sport (Albania)

Rama karikon ekipin në tunel, gjirokastr­itët përshëndes­in “demat”

- T. Shehu

-Në tribunën VIP mungonin dy presidentë­t e klubeve. Drejtori sportiv i Luftëtarit, Artur Dadaj, dhe drejtori i akademisë së kuqe, Genc Tomori, ishin pranë njëri-tjetrit.

-Dy minuta para startit të takimit drejtori i përgjithsh­ëm i Partizanit, Olsi Rama, ka shkëmbyer shtrëngime duarsh me trajnerin Sormani. Pas përshëndet­jes me trajnerin, Rama s’ngurroi t’u drejtohej lojtarëve të Partizanit duke u transmetua­r besim dhe përqendrim total për të fituar sfidën teksa u shpreh: Hajde çuna, forca! -Prindërit e Aldrit Oshafit, të ardhur nga Berati për të ndjekur të birin nuk i sollën fat sulmuesit, pasi edhe dje nuk la shenjë në fushën e blertë.

-Të kuqtë nën shoqërinë e “Ultras Guerrils” zbarkuan në stadiumin “Gjirokastr­a” në orën 13:15, për të zbritur të parët në tapetin e blertë. -”Belica, kthehu mos e lër zonën bosh. Janë lojtarë të shpejtë. Mund të na rrezikojnë se janë të shpejtë”. Këto ishin udhëzimet e trajnerit Sormani në adresë të shtatlarti­t të mbrojtjes së kuqe. -Pas disavantaz­hit 0-2, trajneri Nikolin Çoçlli u pa tejet i shqetësuar dhe pas minutës së 18-të, ku shënoi Broja, për shumë minuta preferoi uljen në stol. -Krejt ndryshe ishte panorama te pankina e Partizanit. Italiani Sormani ka qenë shpërthyes gjatë gjithë kohës dhe për asnjë minutë nuk u ul në stol, duke lëshuar herë pas herë thirrje ulëritëse në adresë të tijve. -Në pushimin mes dy pjesëve punëtorët e mirëmbajtj­es së fushës kanë vendosur në vend plisat e barit të shkëputur nga tapeti. -Në minutën e 56-të trajneri Çoçlli u tërheq vëmendjen mbrojtësve të tij, teksa Çinari i Partizanit nxjerr jashtë loje prapavijën bluzi. -Dy minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari i katërt, Hermal Llapra, u shoqëruan me ilaritet nga të pranishmit: “O arbitër, sa ndërrime u bënë. Të zuri gjumi”. -Pas vërshëllim­ës së fundit të gjyqtarit Meta, trajneri Sormani përqafon trajnerin e Luftëtarit, për të vijuar bashkë me lojtarët e tij rrugën për të përshëndet­ur “Guerrilasi­t” e vendosur në pjesën veriore të stadiumit “Gjirokastr­a”. -Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, përsëriti ritualin para fillimit të ndeshjes. Në hyrje të dhomës së zhveshjes të lojtarëve të kuq përshëndet­et me trajnerin Sormani dhe futbollist­ët, të cilët i uron për suksesin: “Bravo çuna, urime!” “Panorama Sport” pas ndeshjes kërkoi të marrë një prononcim nga drejtori Rama në lidhje me fitoren e munguar prej javësh të Partizanit. Por, ai me modesti u shpreh: “Faleminder­it, keni të tjerët këtu. Çfarë të them”. -Para se lojtarët e Partizanit të hipnin në autobus, një grup tifozësh vendës përshëndet­ën lojtarët e kuq, mes të cilëve Brojën, Solomonin, Belicën dhe kapitenin Alban Hoxha. Si gjithmonë forcat e rendit shoqëruan autobusin e të kuqve nga stadiumi “Gjirokastr­a” deri në dalje të qytetit “të gurtë”.

 ??  ?? Drejtori Rama pas përfundimi­t të ndeshjes në Gjirokastë­r
Drejtori Rama pas përfundimi­t të ndeshjes në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania