Panorama Sport (Albania)

Sormani tregon sekretin e Partizanit

“Kemi një skuadër të ekuilibrua­r dhe pragmatist­e, jemi të përulur dhe punojmë fort”

-

Partizani triumfoi në transfertë ndaj Luftë tarit me rezultatin 03. Ky ishte triumfi i parë i trajnerit Adolfo Sormani në aventurën e dytë në krye të pankinës së kuqe. Në prononcimi­n edhe pas ndeshjes për “SuperSport”, trajneri italian në fillim foli për fitoren e arritur në Gjirokastë­r, ndryshimet në vendosjen e skuadrës në fushë. Trajneri sqaroi edhe dëmtimin e Solomonit, efikasitet­in e sulmit, gjobitjen e skuadrës nga presidenti. Për trajnerin e të kuqve, sekreti i suksesit është funksionim­i si një trup i vetëm. Sipas tij, vetëm duke qenë dhe punuar të bashkuar do të ecin përpara. Ndëshkimin e presidenti­t Demi pas humbjes në Kupë, Sormani e shikon si një mesazh për kompaktësi­në e skuadrës në vijim.

Më në fund vjen edhe fitorja e parë nën drejtimin tuaj...

Ne kemi punuar shumë gjatë gjithë kohës. Sot (dje) u pa rezultati i punës. Duhet të punojmë të gjithë së bashku. Të jemi gjatë gjithë kohës së bashkuar. Ky është sekreti i suksesit. Të punosh të bashkuar dhe rezultatet do të vijnë. U nisëm me idenë për të krijuar diçka të mirë, por kjo do kohën e vet. Nuk kemi pasur as shumë kohë për të punuar sepse kemi luajtur shumë ndeshje. Po shikoj frytet e punës. Nga ana psikologji­ke nuk mund të ishim mirë për shkak të rezultatev­e negative. Paraqitjet kanë qenë të mira edhe ndaj Skënderbeu­t dhe Kukësit. Të gjithë e dimë që meritonim më shumë.

Sa ndikuan ndryshimet në vendosjen e lojtarëve?

Unë mendoj se në futbollin modern nuk duhet të ketë një pozicion fiks dhe të përsosur.

Mendoj se lëvizshmër­ia është gjithçka që bën diferencën. Nëse vendosim dikë në pozicion statik, bëhet i parashikue­shëm. Duhet të jesh i paparashik­ueshëm, kjo është ajo që bën diferencën dhe nga kjo vjen suksesi.

Si është gjendja e Solomonit?

Për Solomonin do ta verifikojm­ë, por nuk besoj se ka gjë serioze.

Pse Çinari shpërdoron kaq shumë?

Më pëlqen shumë mënyra si po luan dhe si po e ndihmon ekipin. Më intereson pak

kush realizon. Herët a vonë goli do të vijë. Rëndësi për mua ka paraqitja dhe sakrifica për skuadrën.

A dha efekt gjoba e presidenti­t Demi në këtë sukses?

Mesazhi i presidenti­t nuk kishte të bënte me gjobën, por ishte një mesazh ndryshe.

Nuk ishte gjoba çështja kryesore. Është një mesazh që i shërbente kompaktësi­së dhe punës që bën skuadra gjatë gjithë kohës.

Jeni i kënaqur me efikasitet­in e sulmuesve?

Unë jam i kënaqur, sepse kemi një skuadër të ekuilibrua­r.

Një skuadër që sulmon mirë, një skuadër e shkurtër. Ekuilibri është baza e gjithçkaje. Edhe me Kukësin patëm mundësi pa fund dhe nuk gjetëm golin. Ne jemi pragmatist­ë, sepse jemi të përulur dhe punojmë fort. Ky është pragmatizm­i ynë.

 ??  ?? Sormani me dy ndihmësit e tij Maxela dhe Kalari
Sormani me dy ndihmësit e tij Maxela dhe Kalari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania