Panorama Sport (Albania)

“Fitorja na rrit besimin, deri në fund për titullin”

- T. Shehu

Fitorja e Partizanit në Gjirokastë­r ka vlera të shumëfisht­a, për vetë situatën dhe krizën ku ishte zhytur ekipi. Përveç kthesës në rezultat, lajm i mirë përbën edhe shënimi i tre golave dhe autorët e tyre. Solomon gjen golin pas 4 muajsh, Melo pas 3 muajsh e gjysmë, ndërsa Ron Broja ka shënuar golin e parë me fanellën e Partizanit. Mesfushori kosovar, në prononcimi­n e dhënë pas ndeshjes për mediat ka vlerësuar më shumë kthimin e skuadrës te fitorja, sesa golin e tij të parë me “demat”, që shpreson të mos mbetet i vetëm në këtë edicion. “Jemi të lumtur për këtë fitore që arritëm ndaj Luftëtarit. Na mungonte shumë ky sukses dhe kishim uri për këtë fitore. Një fitore e cila na rrit moralin, pasi kishim rënë shumë në këtë fillimviti, sepse vinim nga disa humbje. Shpresojmë se nga ky sukses të nisë vazhdimësi­a për Partizanin. Fitorja na rrit besimin dhe rikthen qetësinë në skuadër. Gjatë javës jemi fokusuar maksimalis­ht te Luftëtari dhe ia dolëm me frymën e grupit dhe zbatimin korrekt të detyrave të dhëna nga trajneri Sormani”, u shpreh fillimisht Ron Broja.

GOLI- Sa i takon golit të parë me fanellën e 16 herë kampionëve të vendit, 23-vjeçari nga Mitrovica shkurtimis­ht tha: “Nuk jam nga ata lojtarë që më pëlqejnë dedikimet. Shënimi i golit është moment i veçantë. Pak i vonuar, por jam mjaft i lumtur për golin, erdhi në kohën e duhur. Shpresoj që të shënoj më shumë për Partizanin në ndeshjet e tjera”.

NGËRÇI NGA DERBI- Humbja në derbin e 13 dhjetorit bëri që Partizani të nisë krizën e rezultatev­e, por për Brojën ngërçi është më kompleks. “Ecuria negative nuk është vetëm çështje e humbjes në derbi. Patëm disa probleme, na penalizoi edhe fati, kanë qenë ndeshje të vështira, por mendoj se do të kthehemi”, vijoi Broja. Titulli- Mesfushori kosovar ka besim se Partizani do ta mbrojë titullin në fund. “Nga Gjirokastr­a le të nisë vazhdimësi­a e Partizanit. Ndeshje pas ndeshjeje do japim më të mirën për të arritur objektivin, mbrojtjen e titullit kampion”, përfundoi Ron Broja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania