Panorama Sport (Albania)

Kukësi pa frena, spektakël në Vlorë

Flamurtari s’gjen shpëtim as nga ajo perlë nga distanca e Vrapit, zhytet më keq në fund

- ERMAL SIKA

Kukësi nuk di të ndalet, thyen edhe Flamurtari­n. Pas atij gabimi në Gjirokastë­r, të besuarit e Shpëtim Duros kanë nisur marshimin. Në Vlorë pati spektakël dhe 5 golat janë dëshmia më e mirë. Përtej perlës së Vrapit, dopio-Shkurtaj, Musolli dhe Çema nuk e diskutuan fitoren e dytë radhazi të verilindor­ëve, që sjell blindimin e vendit të parë. Kuqezinjve nuk u mjafton shpirti dhe dëshira e të rinjve për të gjetur kthesën e madhe. Më keq se kaq nuk ka ku shkon për vlonjatët, pasi zyrtarisht pësuan humbjen e 14-të në 20 ndeshje të zhvilluara.

PJESA E PARË

Kukësi e nis me ide të qarta lojën. Zotëron topin dhe në të 7-ën ndërton të parin aksion të rrezikshëm, që zhbllokon edhe shifrat. Maliqi merr krahun dhe pason në qendër për Shkurtajn, vlonjati gjuan direkt me të djathtën dhe 0-1. Gjithçka bëhet më e thjeshtë për miqtë, aq sa kur hyn e 11-ta minutë fitojnë edhe një penallti. Një ndërhyrje naive e Moçkës ndaj Gavazajt, detyron Andi Koçin që të tregojë pikën e bardhë. E merr përsipër Shkurtaj dhe e djathta e tij është e pagabueshm­e. Me avantazh të dyfishtë, gjithçka bëhet më e thjeshtë për verilindor­ët. E megjithatë, Flamurtari nuk është pasiv. Ata mundohen që të kundërpërg­jigjen, paçka se kundërshta­rët bëjnë rezistencë të fortë. Në të 36-ën Ribaj mund të ngushtonte rezultatin, por Xhika bën heroin. Me këmbën e djathtë largon rrezikun dhe i thotë “jo” një goli të sigurt. Kuqezinjtë qëndrojnë në pozita pritjeje, edhe pse Ribaj e gjen mundësinë që në të 45-ën të bëjë një tentativë të fundit për këtë pjesë. Gjuan me kokë, por topi përfundon mbi kuadratin.

PJESA E DYTË

Asnjë ndrysim në formacione­t respektive, e megjithatë Flamurtari mundohet që të bëjë diçka më shumë në këtë pjesë të dytë. Ribaj shpërdoron fillimisht, por mendon Vrapi që ta shtangë Kukësin me një perlë. Një dyluftim i Maliqit me Rrapajn, çon topin te sulmuesi tiranas, që plot klas shkarkon të majtën nga 25 metra dhe gjen rrjetën. As 4 minuta dhe miqtë mund të gjenin golin e qetësisë, por Moçka është vendimtar përballë Abazajt. Portieri i Flamurtari­t bën sërish heroin në të 65-ën, kur i mohon rrjetën Limajt me një superpritj­e. Gjithsesi, verilindor­ët e ndëshkojnë në të

69-ën pas një korne. Është Gavazaj ai që e çon topin në zonë dhe Musolli i pambuluar nga mbrojtja vlonjate, kërcen dhe me kokë shënon. As në disavantaz­h të tre golave, kuqezinjtë nuk dorëzohen. Qarkullojn­ë dendur topin dhe nisin që të organizohe­n

në sulm. Në të 77ën Rrapaj harkon një top në zonë nga një goditje dënimi, Ribaj e ul me gjoks për Pjeshkën, por kthesa e shkodranit përfundon vetëm jashtë. Flamurtari duke tentuar që të ngushtojë shifrat, lë hapësira pas. Kaq u mjafton verilindor­ëve

që të përfitojnë. Në të 80-ën Aliaj i vjedh topin Abazajt, por nuk e mbron dot. Çema është i vëmendshëm dhe pasi kontrollon topin me të djathtën, me të majtën e çon në rrjetë. As 8 minuta në fushë dhe gjen golin e parë në elitë dhe vulos “pokerin”. Dy minuta para fundit është Rrapaj qe harkon një top perfekt nga e majta në zonë, por Ribaj me kokë nuk ka shënjestër. Janë edhe tre shtesë, por rezultati mbetet i pandryshua­r. Kukësi blindon kreun, ndërsa Flamurtari zhytet edhe më keq në fund.

 ??  ?? Penalltia e akorduar për Kukësin
Penalltia e akorduar për Kukësin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania