Panorama Sport (Albania)

Duro në lot për Flamurtari­n, shkalla e ndriçimit ende e varur

- Ermal Sika

- Marcelo Troisi erdhi në Vlorë si trajner, e megjithatë as dje nuk ishte në protokolli­n zyrtar të ndeshjes. Dritan Resuli ishte “timonier” me letra. - Sinan Idrizi ngjitet në tribunë i shoqëruar nga sulmuesi Xhavahir Sukaj. Në Vlorë mungoi presidenti i Kukësit, Safet Gjici.

- Dritan Sadedini nuk i ndahet Flamurtari­t. Ish-trajneri që ishte në krye të ekipit në nisje të sezonit vijon ta ndjekë rregullish­t skuadrën. Edhe dje ai ishte në tribunë. Poshtë tij gjendej Edmond Liçaj, i shoqëruar nga anëtarët e bordit.

- Kryetarja e Shoqatës së Femrave “Flamurtari”, Afrovita Hysaj, e ka cilësuar dje ekipin e Kukësit si një Flamurtar të vogël. “Gjysma e ekipit të Kukësit po më duket si Flamurtari me trajner Shpëtim Duron”. - Tabela elektronik­e që tregon minutat dje nuk punonte. -Stuhia e 22 dhjetorit të vitit të kaluar (që shtyu ndeshjen Flamurtari­Teuta), ka lënë ende pasoja në Vlorë. Shkalla e njërës prej shtyllave të ndriçimit vijon të qëndrojë e varur. - Lojtarët që erdhën si blerje dhe nuk u federuan te Flamurtari, vazhdojnë të jenë në Vlorë. Kosta dhe Oliveira e kanë ndjekur dje ndeshjen nën shoqërinë e njëritjetr­it. Në pushimin e pjesës së parë iu bashkua edhe Ramos, ndërsa Lipi ishte në një tjetër kënd. - Një top përfundon gjatë lojës te vendi i delegatit dhe vëzhguesit, ndërsa shkon e heq me këmbë trajneri Troisi që ia pason Qarrit. - Në pushimin e pjesës se parë Sinan Idrizi nuk preferon të pijë kafe, por qëndron i ulur në vendin e tij në tribunë. - Përgatitës­i atletik i Flamurtari­t u bën në pushim të pjesës së parë ushtrime fizike lojtarëve titullarë që luajtën dje. Portugezi ka rreshtuar ekipin përpara se të futej ne fushë për pjesën e dytë dhe u ka bërë ushtrime. Por kjo tërheq vëmendjen e tifozëve, që thonë: “Çfarë po bën ky samba. Tani e gjeti t’i stërvisë”.

- Në momentin që Kotobelli përfundon nxemjen në pjesën e dytë dhe futet në pankinë, një tifoz e ngacmon teksa i thotë: “O Kotobell, do të paguajnë, do kthehesh prapë me ne...”

- Tifozët e Flamurtari­t kapen me Musollin në fund të ndeshjes. Njëri prej tyre e ofendon në momentin që skuadra po futej në tunel. Por edhe lojtari nuk u kursye dhe u kundërpërg­jigj. Në këto momente kanë ndërhyrë policët, të cilët kanë evituar një përplasje fizike.

- Sinan Idrizi takohet përzemërsi­sht me trajnerin Shpëtim Duro, ndërsa nuk ka ngurruar të bëjë batuta me zyrtarë të Kukësit: “Ore e çuditshme. Sa herë që nuk vjen Safeti në Vlorë, fiton Kukësi”.

- Shpëtim Duro nostalgjik për Vlorën. Trajneri i Kukësit teksa po fliste për mediat, nuk ka mbajtur dot as lotët: “Kam shumë nostalgji sa herë që vij në Vlorë. Sot (dje) kam parë me shumë emocion çdo zonë dhe vend që kam shkelur kur kam qenë këtu, jam përpjekur që të shoh dhe të gjej edhe njerëz me të cilët kam bashkëpunu­ar. Një vit e gjysmë kam kaluar shumë mirë këtu. E them me sinqeritet, mbushem ne nostalgji sa herë kujtoj Vlorën, për të gjithë edhe për ju gazetarët pasi kemi kaluar shumë mirë (mbush sytë me lot). Kam bindjen se Flamurtari­n mund ta nxjerrë nga kjo situatë e vështirë vetëm një person, Sinan Idrizi”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania