Panorama Sport (Albania)

Duro: U frikësova para ndeshjes, deklaratat e Luftëtarit janë amatore

Trajneri: Shkurtaj më tha që donte të bënte golin e 3-të

-

Shpëtim Duros i ka shijuar fitorja me 4 gola, ndonëse tregohet i sinqertë kur thotë se Flamurtari e ka frikësuar më shumë sesa vetë Partizani apo Tirana. Gjatë intervistë­s së dhënë pas ndeshjes për “SuperSport”, numri një i pankinës së Kukësit zbuloi edhe bisedën me Vasil Shkurtajn pasi e ndërroi, ndërsa iu kthye sërish edhe polemikave të golit të anuluar të Luftëtarit në javën e 18të. Ai i cilësoi deklaratat e drejtuesve gjirokastr­itë si “amatore”. Ato pikë të lëna në Gjirokastë­r duket sikur janë kthyer në një mësim për skuadrën. I kënaqur me fitoren ndaj Flamurtari­t ?

E theksoj se çdo ndeshje ka historinë dhe vështirësi­në e saj. Jo se ndaj Luftëtari pati nënvlerësi­m që të jemi të qartë. Por disa ndeshje që duhen interpretu­ar ndryshe, duhet të shënosh më shpejt. Sot (dje) e bëmë. Po ta kishim bërë të njëjtën gjë në Gjirokastë­r, ndeshja do të shkonte si ndaj Flamurtari­t. Pas atij goli të anuluar, Luftëtari ka ngrënë 20 gola. Kjo ndeshje u zgjidh shumë shpejt, pastaj e ke më të lehtë të administro­sh lojën.

A ju frikësoi ai goli i Flamurtari­t?

Ne trajnerët gjithmonë kemi tension në çdo moment. Ai gol ishte një episod i shkëputur, ndaj bëra një ndryshim në vendosje mbrapa. Por me golin e tretë gjithçka u zgjidh, pastaj nuk patëm rrezikshmë­ri.

Shkurtaj rigjeti golat, por ndërkohë morët sinjale edhe prej Çemës...

Shkurtaj është nga sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Shënoi dy herë sot (dje), por mundësitë i kishte edhe me Luftëtarin e Partizanin. Gëzohem shumë për Çemën, që debutoi me gol në kampionat. Është gjithë ai djalë. Me largimin e Dakut krijohet mundësia më shumë që të luajë edhe ai. Do kohë, punë dhe shumë përmirësim për të arritur në ato cilësi për të qenë ndër lojtarët më të mirë.

Sa ju bind ky trend rezultates­h dhe funksionim­i i skuadrës?

Sigurisht. Kam më shumë frikë këto ndeshje se ato me Partizanin dhe Tiranën, sepse janë komplekse. Duken të lehta si ndeshje, por duhet ta pranoj se kam qenë i tensionuar para kësaj ndeshjeje dhe lojës me Partizanin. Por skuadra reagoi ashtu siç duhet.

Çfarë ju tha Shkurtaj kur e zëvendësua­t?

(Qesh) “Doja të bëja edhe golin tjetër”, kështu më tha. Për mua nuk ka rëndësi që të dalë Shkurtaj golashënue­si më i mirë, por që ai të shënojë dhe skuadra të marrë pikët.

Duket sikur ju ka mbetur hatri që jua mori Luftëtari ato pikët, apo që ata e ngritën zërin për padrejtësi­në e golit të anuluar?

Te Luftëtari i kam miq të gjithë, edhe drejtuesit dhe trajnerin Çoçlli. Nuk e kisha për barazimin, pasi i kompliment­oj për lojën që zhvilluan ndaj nesh. U treguan pak amatorë duke u marrë shumë kohë me golin e anuluar, në një kohë kur kishin ndeshje të njëpasnjës­hme pas tri ditësh me Tiranën e më pas me Apoloninë. Doja të thosha që ata të përqendroh­eshin te ndeshja e radhës, sesa të merren me një gol të anuluar. I kam miq ata dhe u uroj suksese. Nuk kanë pësuar 20 gola, por 15. Gabova me shifrën. Barazimi në Gjirokastë­r erdhi për fajin tonë, nuk e thashë se duhet të toleronte Luftëtari. S’e pata në këtë kontekst dhe as që e çova nëpër mend.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania