Panorama Sport (Albania)

“Kam shpresa për federimet, nuk e di pse s’u prezantova”

- Keni shpresa?

Marcelo Troisi nuk i humb shpresat për federimet, ndonëse zyrtarisht merkatoja është mbyllur. Trajneri i Flamurtari­t e quan penalltinë e Kukësit inekzisten­te, ndërsa shpjegon se nuk e di ende arsyen se përse nuk është prezantuar nga klubi.

PËR “SUPERSPORT” Sa optimist jeni me këtë gjendje?

Rreth kontratave jam akoma optimist edhe pse është një situatë e vështirë. Kam pak lojtarë në dispozicio­n. Jam ende në pritje, për të parë se çfarë do të ndodhë dhe se si do të punojmë.

A ishte penallti ajo e Kukësit?

Për mua nuk është penallti, është prekur dukshëm topi nga portieri. Ndërsa për pretendimi­n e Ribajt, ishte shumë e shpejtë në fushë dhe nuk u duk mirë, ndërsa lojtari i Kukësit (Lulaj) kishte dorën të hapur dhe ishte penallti.

Pse nuk u prezantuat si trajneri i ri?

Për këtë duhet të pyesni presidenti­n. Shumë kolegë apo kritikë kanë shfaqur mungesë respekti kundër meje. Kam luajtur dhe kam vite që jam në futboll. Kam respekt për shqiptarët, dikush thotë që unë nuk jam trajner. Unë nuk dua debatoj se kush merr vesh më shumë për futbollin. Në Brazil nuk ekziston kjo puna e licencës “Pro”, tani kam A-në. Detyra ime është të punoj dhe nuk di gjë për prezantimi­n zyrtar.

NË KONFERENCË Besuat te përmbysja pas golit të Vrapit?

E dimë të gjithë që njerëzit gabojnë, por nuk ishte penallti, por një gabim i tillë, penalizon punën e gjithë javës. Kthimi i rezultatit në 2-0 ishte i vështirë. Por e provuam. Lojtarët janë të lodhur edhe prej ngjeshjeve, kemi bërë 4 ndeshje me 13-14 lojtarë. Dua t’i përgëzoj të rinjtë, edhe pse humbëm.

Me afrimet e pafederuar­a si do veproni?

Nuk e di këtë se çfarë do të bëhet me afrimet e reja. Por jemi në pritje të një vendimi final.

Unë besoj se po.

Do qëndroni edhe nëse nuk federohen lojtarët?

Po, patjetër.

Keni thënë se do tentoni Kupën. E keni vërtet objektiv, apo ishte deklaratë e keqkuptuar?

Ndoshta ka qenë keqkuptim, meqenëse nuk flas shqip. Ndaj po e rithem: Derisa na e lejon matematika për të luftuar për diçka, ne do ta tentojmë deri në fund. Edhe në kampionat do luftojmë deri në fund. Nuk do të heqim dorë kurrë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania