Panorama Sport (Albania)

Shkurtaj: Shkurtaj: Dua Dua titullin titullin

“Pas golave të shpejtë, ndeshja foli për ne. Me stadium plot, jep më shumë”.

-

Vasil Shkurtaj u gë zohet golave, aq sa hapur konfirmon se këtë sezon lakmon “Këpucën e Artë” dhe titullin kampion. Gjatë intervistë­s së dhënë për “SuperSport”, vlonjati mendon se avantazhi i shpejtë ia bëri më të thjeshtë ndeshjen dhe thekson se penalltia ishte.

Sa herë keni përballë Flamurtari­n, nuk ndaleni me gola...

I dimë shumë mirë problemet që ka Flamurtari. Patëm dhe ndeshjen me Luftëtarin që e nënvlerësu­am dhe humbëm pikë. Sot (dje) ishim më të përqendrua­r dhe e kërkuam golin që në minutat e para. Shënuam shumë shpejt dhe më pas ndeshja foli vetëm për ne.

Çfarë ambiciesh keni për garën e golashënue­sve?

Siç e kam thënë, si sulmues kërkoj çmimin “Këpucën e Artë”. Më shumë dua të fitojë ekipi dhe të marr kampionati­n me Kukësin.

Sa ndryshe ju duket ky sezon, krahasuar nga ai i mëparshmi?

Është normale, kur shkon në një ekip kërkon pak kohë të ambientohe­sh. Këtë sezon kam bërë edhe fazë përgatitor­e dhe e njoh ekipin më mirë, ndaj ndihem i lumtur te Kukësi.

A është ky sezoni i fundit te Kukësi dhe në elitë?

Kontrata ime mbaron në verë, nuk e di çfarë do të bëj

për të ardhmen. Për momentin, jam i fokusuar te Kukësi.

Fitoi Tirana dhe Partizani, cili është rivali më i rrezikshëm për garën e titullit?

Është shumë herët që të flasim tani për këtë çështje, kemi shumë ndeshje përpara. Po shikojmë vetëm ekipin tonë dhe po përpiqemi të japim më të mirën. Rëndësi ka që fituam sot (dje) dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Laçit.

Penalltinë që e kthyet ju në gol, mendoni se ishte?

Po, është penallti. Ka prekje të lojtarit, me këto

pamje duket 11-metërsh.

Ka shumë presion mbi ju, Abazajn dhe Gavazajn, aq sa herë pas here ju quajnë “të llastuar” dhe “heronj”. Mos ndoshta ju duhen kundërshta­rë të mëdhenj që të jepni më të mirën tuaj?

Kundër Luftëtarit nuk dhamë atë që duhet, kundër Partizanit ishim shumë më mirë dhe fituam. Kur luan para shumë tifozëve kundër një skuadre si Partizani, jep më shumë. Por duhet ta ndryshojmë këtë gjë dhe e treguam që sot (dje) kundër Flamurtari­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania