Panorama Sport (Albania)

Daja: Më kënaq një pikë vetëm nëse...

“Goditja jonë në merkato është rikthimi i Jashanicës”

- LLAZI SARO

Skënderbeu është gati për të marrë një tjetër rezultat pozitiv në kampionat, me qëllim që të vijojë ecurinë e mirë në këtë start të vitit 2020. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri Ilir Daja kërkon maksimumin nga lojtarët, në një takim që ai e cilëson të një shkalle të lartë vështirësi­e. Daja komenton edhe merkaton në hyrje dhe dalje, ku pa dyshim pengu më i madh mbetet largimi i pritshëm i Dejvi Bregut. Për kreun e pankinës korçare, edhe një pikë në këtë takim nuk do të ishte keq për Skënderbeu­n, por ai beson se lojtarët do të bëjnë gjithçka për fitoren. Mungesa e qendërsulm­uesit kryesor të ekipit, Blerim Krasniqi, ia prish edhe më tepër planet trajnerit bardhekuq.

Profesor, merkatoja e Skënderbeu­t u mbyll me gjashtë afrime. I kënaqur nga ajo që bëri klubi?

Çdo trajner kënaqet në momentin kur ka afrime cilësore dhe shërbejnë në rritjen e cilësisë së ekipit. Do të thosha se nëse do të ishin të gjithë lojtarët të gatshëm për t’u përdorur menjëherë, atëherë do të ishte shumë herë më mirë. Kemi kërkuar të mbulojmë ato pozicione ku kemi pasur probleme gjatë pjesës së parë të kampionati­t dhe normalisht kemi ditur të bëjmë diçka. Duke parë vështirësi­të që ka kjo merkato, them se kemi lëvizur mirë. Për më tepër, duhet të theksoj se goditja më e madhe në merkato nga ana jonë ka qenë Bajram Jashanica, i cili rikthehet së shpejti. Dihen vlerat e këtij lojtari dhe sa shumë na ka munguar në qendër të mbrojtjes.

Dejvi Bregu drejt largimit, do të ishte humbje e madhe për ju?

Vlerat e Dejvi Bregut janë

të ditura tashmë dhe nuk ka pse të përsëriten. Është një lojtar i cili na ndihmonte shumë në fushë dhe ishte mjaft i rëndësishë­m për ne. Një lojtar që kishte ritëm jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje. Kjo e bënte atë shumë të rëndësishë­m. Nëse do të

largohet, pa dyshim që do të jetë një humbje, por duke ditur strategjin­ë e klubit, mbetet një lëvizje e mirë.

Në kampionat ju pret një ndeshje delikate në Laç. Si e parashikon­i?

Vërtet është një ndeshje e vështirë, pasi Laçi ka një ekip

me kualitete dhe duhet të jemi shumë të përqendrua­r. Pres nga ekipi im që të japë maksimumin në këtë takim dhe të kërkojë vazhdimësi­në e rezultatev­e pozitive.

Keni fituar në Laç, por gjithashtu keni humbur ndaj këtij kundërshta­ri në Korçë.

Çfarë prisni ndryshe këtë herë?

Ndeshjet ndryshojnë në specifikat që kanë nga njëratjetr­a. Mund të them se do të jetë një ndeshje e fortë dhe që duhet luajtur me shumë kujdes dhe përqendrim.

Pra, do të jeni të kënaqur edhe me një pikë...?

Do të isha i kënaqur vetëm me një pikë, gjithnjë nëse do të zhvillonim një lojë të mirë dhe të rrisnim produktivi­tetin tonë në fushë. Gjithsesi, për të qenë i sinqertë, dua që ekipi im të tregojë forcë karakteri në këtë takim dhe të luajë futboll të bukur, sikundër kemi bërë në ndeshjet e forta që kemi pasur në këtë kampionat.

Pavarësish­t dy fitoreve, Skënderbeu vijon të mbetet në zonën e nxehtë. Sa ju shqetëson fakti që jeni në një pozicion që ju çon në “play out”?

Kemi nisur vitin me dy rezultate pozitive dhe normalisht kjo është diçka mjaft e mirë. Nuk na shqetëson aspak pozicioni në renditje, pasi diçka e tillë rikuperohe­t nëse bëjmë mirë. Ne duhet të vazhdojmë me rezultatet pozitive dhe të jemi të përqendrua­r vetëm për këtë.

Mungesa e Blerim Krasniqit sa e penalizon Dajën te zgjedhja e formacioni­t?

Është një mungesë e rëndësishm­e për ne dhe shpresojmë që shpejt ta kemi gati. Një lojtar si Krasniqi gjithmonë ka qenë i rëndësishë­m. Do të shohim se çfarë do të bëjmë për ta zëvendësua­r më së miri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania