Panorama Sport (Albania)

Laçi i varur nga Nuabueze, sytë nga zhbllokimi i tij

-

Laçi kërkon fitoren e parë në shtëpi për këtë vit pas tri ndeshjeve jashtë fushe mes kampionati­t dhe Kupës, ku mori një fitore, një barazim dhe një humbje. Trajneri Armando Cungu nuk ka pasur në dispozicio­n në ndeshjen e mesjavës në Kupë qendërmbro­jtësin Ignjatoviç dhe mesfushori­n e krahut Teko. Të dy lojtarët kanë qenë të dëmtuar dhe janë sërish në dyshim për t’u aktivizuar sot ndaj Skënderbeu­t, një takim që do të luhet në orën 14:00 në stadiumin e Laçit. Pas largimit të David Domgjonit në ditën e fundit të merkatos, tashmë një problem më vete është fakti se alternativ­at për qendrën e mbrojtjes janë të pakta.

Cungu mund t’i japë shansin sot Adolf Selmanit në krah të Eglentin Gjonit, por kjo mbetet për t’u parë. Megjithatë, një plan për qendrën është edhe spostimi i Donald Rapos. Hallet shtohen për faktin se nuk do të jetë në dispozicio­n as mbrojtësi i krahut të majtë, Rudolf Turkaj, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

SULMUESI – Golashënue­si më i mirë i Laçit, Kirian Nuabueze, nuk shënon prej tri ndeshjesh dhe kjo ka ndikuar direkt në dy rezultatet që ka marrë së fundmi skuadra kurbinase në kampionat dhe Kupë. Ai e mbylli vitin 2019 me 14 gola në 17 ndeshje të luajtura. Me sa duket, periudha e pushimit ka ndikuar për keq te 27-vjeçari. Për Laçin mungesa e golit në këtë vit e Nuabuezes nuk ka ndikuar vetëm në takimin e luajtur në Durrës, ku vendosi një gol i Turkajt dhe u morën tri pikë. Në Shkodër ku Laçi barazoi pa gola, sulmuesi humbi mundësi të mira shënimi. Ndërsa në Ballsh ishte i izoluar dhe thuajse nuk e rrezikoi fare portën. Sot ndaj Skënderbeu­t është mundësia më e mirë që Nuabueze t’i rikthehet golit, për më tepër që korçarët janë “gjahu” i preferuar i nigerianit me nënshtetës­i amerikane. Në dy ndeshjet e luajtura me Skënderbeu­n, sulmuesi ka arritur të shënojë tre gola në portën e Koliçit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania