Panorama Sport (Albania)

Gjyla, ironi me arbitrin Stolaj: Kompetent, si nuk ka stemë...

- Alban Alushi

Pas humbjes me Orikun, në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, thekson se skuadra e tij nuk mund të bënte më shumë në atë transfertë. Ai ironizon gjykimin e kryesorit Albano Stolaj, duke thënë se habitet se si ky arbitër nuk e ka stemën e FIFA-s. “Kemi humbur një ndeshje, pas së cilës i kam falënderua­r futbollist­ët për durimin e treguar. Në një ndeshje të tillë nuk kishin çfarë të bënin më shumë se aq. Edhe një skuadër tjetër më e madhe se ne nuk ka çfarë bën në ato kushte. Dua të flas pak për gjykimin, ishte një treshe gjyqtarësh për t’u falënderua­r... Mendoj se ky Albano Stolaj është një gjyqtar që dy vitet e fundit po mban peshën e Kategorisë së Parë, sidomos të grupit tonë. Habitem si ky gjyqtar është në Kategorinë e Parë dhe nuk mban ndeshje të Superiores. Për mua, është një gjyqtar kompetent, që e njeh mirë rregullore­n. Pse e them këtë? Më kujtohet sezonin e kaluar, ku ka arbitruar shumë ndeshje të vendeve të para të grupit tonë, të Ballshit dhe tonat. Ky gjyqtar i bën mirë gjërat. Edhe vitin e kaluar na ka mbajtur me Ballshin, jemi mundur 0-1. Na ka mbajtur me Cërrikun, jemi mundur 0-1. Ka mbajtur Ballshin, Bylisi ka fituar. Shikoj që përsëri mban skuadra të nivelit të lartë, skuadra të vendeve të para, që janë për t’u futur në Superiore. Nja 2-3 takime i ka mbajtur Fierit, na ka mbajtur neve prapë këtë vit. Do të thoni ju: “Profesor ti nuk ke marrë asnjë pikë me këtë gjyqtar”. Pak rëndësi ka marr apo nuk marr pikë, rëndësi ka që ka marrë pikë Fieri me këtë gjyqtar. Mendoj që duhet të jetë edhe lektor për këta gjyqtarët e rinj ky djali. Sepse çojnë atë çunin, atë Xhajën, në rregull gjyqtar i FIFA-as, por duhet ta çojnë edhe këtë lektor. Mendoj që është një gjyqtar që duhet të vazhdojë kështu. Habitem si nuk e çojnë për stemën e FIFA-s. Gjyqtar i ri që duhet të jetë i FIFA-s. Mua më pëlqeu e gjithë treshja, edhe Denis Agaraj, edhe ky duhet të jetë i FIFA-s. Vetëm se ka moshën e madhe, por edhe ky duhet të jetë i FIFA-s”, ka thënë trajneri Gjyla. Një deklaratë ironike e tij, pasi gjykimi në Orikum ka qenë kundër lushnjarëv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania