Panorama Sport (Albania)

Dinamo e rilindur, trondit Erzenin në Shijak

Shijakasit në krizë të thellë, rrezikon edhe Nica

- FIQIRI SHEHU

Erzeni nuk po arrin të dalë nga kriza, mundet në shtëpi edhe nga Dinamoja e vendit të fundit, që me riorganizi­min e bërë në janar duket krejtësish­t tjetër skuadër. Ndeshja e zhvilluar në "Tofik Jashari" paraqiste interes, edhe pse ndesheshin dy skuadra me objektiva të kundërt, Erzeni për t'u ngjitur në 4-shen e parë, ndërsa Dinamo në vend të fundit për të mos rënë nga kategoria. Nisur nga ky fakt, mendohej se Erzeni, me potenciali­n që ka aktualisht, do ta kishte të lehtë të fitonte, por është befasuar nga Dinamoja, që realisht është një emër i madh, por që kohët e fundit ka kaluar shumë vështirësi. Qindra tifozë shijakas janë larguar kokulur nga stadiumi, pasi prisnin fitoren, e cila në fund i buzëqeshi Dinamos. Për blutë është fitorja e dytë që ka vlera të mëdha morale në këtë moment.

NDESHJA - Nga fillimi në fund loja ka grintë, sepse të dyja ekipet kërkojnë t'i rrëmbejnë njëra-tjetrës pikët e plota. Gjatë 10 minutave të para ka një superiorit­et të Erzenit, që rrezikon dy herë me Xhixhiuan dhe Rezin. Më pas janë dinamovitë­t që reagojnë dhe krijojnë dy raste të mira, së pari me Spahiun dhe më pas me Alcanin, i cili nga jashtë zonës lëshon një "predhë" drejt Vatës dhe ky i fundit shmang një gol të sigurt, duke e devijuar topin jashtë. Pas një kombinimi të Pontrelit dhe Spahiut, Dinamo

rrezikon sërish, por shpëtimtar bëhet Vata. Erzeni tenton me Xhixhiuan, gjithmonë problemati­k për mbrojtjen e Dinamos, por afrikani nuk shfrytëzon si duhet një top të Gecajt dhe brenda zonës gjuan jashtë. Në minutën e 41-të, sulmuesi Rezi

pengohet brenda zonës dinamovite dhe gjyqtari akordon penallti për Erzenin. Gjuan vetë Rezi dhe tifozët shijakas shmangen, sepse portieri Kuka pret mjeshtëris­ht. Ky moment u jep krahë futbollist­ëve të Dinamos për t'u hedhur në sulm. Por, edhe shijakasit e kalojnë momentin e vështirë dhe vihen në kërkim të golit, por hasin në mbrojtjen e organizuar të Dinamos. Kur pritej që Erzeni të kalonte në avantazh, godet Dinamo. Është minuta e 70-të dhe dy futbollist­ë të ardhur nga stoli bëhen protagonis­të të golit. Ortolani nga e djathta jep një pasim për Kolgegën, i cili gjuan bukur me të djathtën, duke mposhtur portierin Vata. Përpjekjet e Erzenit vazhdojnë deri në përfundim të ndeshjes, duke llogaritur edhe ato 5 shtesë, por asgjë nuk ndryshon dhe Dinamo fiton 0-1.

 ??  ?? Lojtarët e Dinamos duke festuar golin e Kolgegës
Lojtarët e Dinamos duke festuar golin e Kolgegës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania