Panorama Sport (Albania)

Këlcyra mposht Delvinën, Përmeti ‘paqe’ me Gramozin

- Roland Suli

Këlcyra e ka nisur me fitore vitin 2020, duke mundur 3-2 Delvinën në ndeshjen e prapambetu­r të javës së 12-të. Protagonis­të të këtij takimi kanë qenë dy futbollist­ët e rikthyer nga një dënim dyvjeçar, Sakollari dhe Xhakollari, të cilët kanë shënuar. Sakollari kaloi Këlcyrën në avantazh pas 16 minutash, por Delvina u kundërpërg­jigj me Myftarin pas 7 minutash. Në të 34-tën Shele shënon nga pika e bardhë dhe kalon këlcyrjotë­t në avantazh, 21. Golin e tretë për vendësit e shënon Xhakollari në të 65-ën, ndërkohë që në të 83-ën D.Mehmeti shënon edhe golin e dytë për miqtë, të cilët gjithsesi dalin pa pikë. Këlcyra me këtë fitore largohet nga vendet e fundit duke u ngjitur në kuotën e 14

pikëve.

PËRMETI-GRAMOZI - Tjetër ndeshje e prapambetu­r ishte edhe ajo mes Përmetit dhe Gramozit që kanë ndarë nga 1 pikë. Përballja ka nisur e shpejtë nga vendësit, të cilët kanë rrezikuar disa herë, por duhet të vinte minuta e 37-të, që përmetarët të gjenin golin me anë të Bitikës. Hoxha lëshon një top të gjatë në zonë dhe ai shfrytëzon daljen e gabuar të portierit mik. Gramozi nuk pajtohet me rezultatin dhe e kërkon pa pushim golin, që e gjen me Duron në të 45-ën. Duro përfiton nga gabimi i mbrojtësit Qato dhe barazon rezultatin. Pjesa e dytë është e

gjitha për Përmetin, që ka dy raste ideale, por nuk shënon. Gjithçka mbyllet në barazim 1-1 dhe ky është një rezultat që kënaq miqtë kolonjarë. Këtë takim e ka ndjekur nga afër edhe trajneri i Memaliajt, Altin Zhupa, pasi dy takimet e radhës i ka me Përmetin dhe Gramozin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania