Panorama Sport (Albania)

Roshi si "raketë ruse", tjetër gol me Akhmat Groznin

-

Odise Roshi është duke zhvilluar pjesën e dytë të fazës përgatitor­e. Mesfushori me tipare sulmuese ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Akhmat Groznin duke konfirmuar një formë mjaft të mirë. Dje, skuadra ruse ka zhvilluar një ndeshje miqësore kundër ekipit të Muras dhe Roshi ka shënuar të parin gol të ndeshjes. Në të 53-tën minutë, mesfushori i Kombëtares merr një pasim në të djathtë, futet me shpejtësi brenda zonës dhe pasi driblon një mbrojtës në pozicion shumë të prirët dhe diagonal, gjuan fort tokazi për të kaluar portierin. Mesfushori kuqezi po tregon në vazhdimësi një formë mjaft të mirë me ekipin rus, si një sinjal i qartë që në pjesën e dytë të sezonit meriton të ketë më shumë hapësira nga trajneri. Në të 58-ën minutë, skuadra e Roshit ka gjetur golin e dytë, ndërkohë që në të 64-tën, Mura ngushton shifrat. Rezultat që mbeti i pandryshua­r deri në fund të ndeshjes.

XHAKA, KAPITEN

Në Zvicër, Taulant Xhaka dhe Ermir Lenjani kanë zhvilluar ndeshje, në të cilat kuqezinjtë nuk kanë dalë me humorin e duhur nga fusha. Xhaka ka startuar si kapiten i Bazelit dhe është mposhtur me shifrat 1-2 nga St.Gallen. Bazeli shënon me Bua në të 19ën dhe Fazliji barazon në minutën e 44-t. Mesfushori i Kombëtares ndëshkohet me të verdhë në të 78-ën dhe miqtë kanë shënuar golin e fitores në minutën e tretë të shtesës. Kjo ishte një përballje me rival direkt për Bazelin, teksa me këtë fitore, St.Gallen i shkëputet me pesë pikë në vend të dytë me 41 pikë, ndërsa ekipi i shqiptarit numëron 36 pas 20 javësh. Në ndeshjen tjetër, Ermir Lenjani dhe Sion dalin me një pikë nga ndeshja në shtëpi ndaj Zyrihut. Dy gola në pjesën e parë, në minutat 3 dhe dhjetë kanë mbetur në fuqi deri në fund.

Në Turqi, Sokol Cikalleshi dhe skuadra e tij Akhisarspo­r janë mundur në transfertë 2-0 nga skuadra e Altinordus­ë. Një gol i shpejtë në minutën e pestë dhe një tjetër në të 57-ën minutë, kanë vulosur humbjen për skuadrën e bomberit të Kombëtares në javën e 20-të të Ligës së Dytë turke.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania