Panorama Sport (Albania)

Debutimi me Rejnxhërs, tifozja sulmon Kamberin: Gomar në fushë dhe në shtrat

Sulmuesi ofendohet nga Xhejn Park, ultrasja e Hiberniani­t

- EMOCIONET SULMI

Vetëm një ditë pasi kishte firmosur dhe bëri prezantimi­n me Rejnxhërs nga trajneri Stiven Xherrard, Florian Kamberi mori minutat e debutimit me skuadrën skoceze në mbrëmjen e të shtunës. Në minutën e 83-të të ndeshjes, Xherrard i dha mundësinë sulmuesit të Kombëtares shqiptare që të prezantohe­j edhe me publikun në "Ibroks Stadium", ku në sfidën përballë Aberdinit ishin të pranishëm mbi 50 mijë tifozë. Për fat të keq, kjo ndeshje përfundoi me barazim pa gola dhe pa shijen e tri pikëve për sulmuesin 24vjeçar.

Në fund të takimit, Kamberi është shprehur se ka përjetuar emocione të jashtëzako­nshme nga pritja e njërës prej tifozërive më të zjarrta në Skoci. "Kur isha te Hibernian, gjithmonë mundoheshi­m të ndalnim Rejnxhërsi­n, por e dinim sa e vështirë ishte, sidomos të luanim në këtë stadium. Prisnim që të fitonim këtë ndeshje dhe më vjen keq që nuk e nisa me tri pikë me këtë ekip, edhe për faktin se kemi dominuar krejt ndeshjen. Megjithatë, shohim përpara dhe jam i bindur që kemi mjaftueshë­m cilësi në ekip. Duhet të besojmë te vlerat tona dhe sezoni është akoma shumë i gjatë për të marrë atë që dëshirojmë", është shprehur sulmuesi.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, kundër Kamberit është publikuar një status i fortë. Krahas shumë tifozëve që nuk e kanë përkrahur transferim­in e tij te Rejnxhërs, Xhejn Park, një bukuroshe skoceze e bërë e famshme për fitimin e lotarisë prej 1 milion sterlinash kur ishte vetëm 17 vjeç, e ka sulmuar lojtarin, duke komentuar edhe për një lidhje të mundshme mes tyre. "Një gomar në fushë dhe në shtrat. Vazhdo rrugën budalla", ka shkruar Xhejn Park në llogarinë e saj në "Twitter". Në mediat skoceze edhe më parë është aluduar për një lidhje mes sulmuesit dhe fanses së Hibernian, por asnjëherë nuk është konfirmuar. Mbase ky status ishte konfirmimi i munguar.

 ??  ?? Kamberi me fanellën e Rejnxhërs në debutim
Kamberi me fanellën e Rejnxhërs në debutim
 ??  ?? Xhejn Park, tifozja e Hibernian që ka fituar 1 milion paund llotari që në moshën 17-vjeçare
Xhejn Park, tifozja e Hibernian që ka fituar 1 milion paund llotari që në moshën 17-vjeçare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania